Merr fund misteri 70-vjeçar, gjendet anija legjendare italiane

Në gati 70 vjet ishte gati një legjendë – anija “San Giorgio” u fundos në lumin Po. I rrethuar nga aroma e misterit dhe kureshtjes, dje u zbulua.

Studiuesit gjetën rrënojat e saj në afro pesë metra thellësi të lumit italian.

Një luftanije historike italiane, e kapur nga ushtria gjermane, me anë të së cilës patrullohej bregdeti i Adriatikut, nga Polesina në Ancora, që më pas u shndërrua në fantazmë. Askush nuk e dinte se ku ishte, shkruante Il Messaggero.

“San Giorgio” ishte 54 metra i gjatë, 8 metra e gjerë dhe peshtonte 363 ton. Këto të dhëna kanë qenë “duke fjetur” në ujrat e lumit Po për vite me rradhë, dhe vetëm vitet e fundit u duk topi 76 metra i lartë. Për shkak të kësaj, shumë pëshkatarë të zonës ranë pre e saj.

“San Giorgio” u ndërtua në Trieste në 1914 nga austriakët dhe pas Luftës së Parë Botërore ajo i përkiste Marinës Mbretërore Italiane me inicialet F95 dhe u përdor si një anije patrullimi modeste.

Më pas gjermanët e kapën atë në vitin 1944, duke ia fshirë emrin “San Giorgio”, një shenjt i cili gjithashtu respektohet në Gjermani, pët ta emërtuar si G107.

Dje, në sajë të studiuesit Luciano Chiereghini dhe teknologjisë, anija u has në thellësi të ujrave duke e fashitur misterin e zhdukjes. Megjithatë, operacioni për nxjerrjen e saj në sipërfaqe, konsiderohet shumë kompleks dhe me kosto të lartë.(tesheshi)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU