Masakra me tre të vrarë në Bulevard, burg përjetë italianit, 47 vite vëllezërve Doçi

TIRANE-Gjykata ka dhënë masën e sigurisë për të arrestuarit e masakrës në Bulevardin ‘Zogu I’, në Tiranë më 27 maj 2015, ku mbetën të vrarë tre persona.

Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm italianin Salvatore Letizzia, i cilësuar vrasës me pagesë i cili njihet edhe si vrasësi i organizatës mafioze italiane, “Camorra”. Ndërsa për dy vëllezërit Markeljan dhe Klejvi Doçi gjykata ka dhënë respektivisht 27 dhe 20 vite burg.

Mësohet se asnjëri nga personat e pandehurit nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore.

Krimi i rëndë ndodhi më 27 maj 2015 dhe nga përplasja me armë mbetën të vrarë Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën kur presidenti serb, Vuçiç vizitoi Tiranën.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU