Marrëveshja me konçesionarin e Rinasit, debate Haxhinasto-Shehu

Marrëveshja me kompaninë konçesionare të Rinasit që parashikon heqjen e ekskluzivitetit të saj për fluturimet dhe zgjatjen me dy vite të kontratës është temë e diskutimit në Top Story të Sokol Ballës ku është i ftuar ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto. Në panel është i ftuar edhe deputeti i Partisë Demokratike Sherefedin Shehu, i cili ka akuzuar qeverinë se marrëveshja nuk është transparente. Ndërkohë ministri Haxhinasto tha se ekziston mundësia për biletat “loë coast” si në Rinas po ashtu edhe në aeroportin e Kukësit që do bëhet funksonal së shpejti.

“Aeroporti Nënë Tereza, një nga më të shhtrenjtit në shërbime. Shkak kostot e kredive. Aeroporti “Nënë Tereza” ka mundesi zgjerimi, por edhe mundësia e futjes së shërbimeve loë cost, edhe ne Kukës”, tha Haxhinasto.

Ndërkohë deputeti demokrat Sherefedin Shehu tha se negociata ka pasur edhe në kohën e qeverisjes së PD, por sipas tij përfitimet ishin më të pakta se kostot. Ai tha se zgjatja e kontratës nga qeveria sjell humbje për vendin.

“Dhe në kohën tonë negociata për aeroportin, por kostot ishin më të larta se përfitimet.  Qeveria pazar me konçesionarin, i fal dy vjet plus, dy vjet fitim i munguar për Shqipërinë.

Marrëveshja për aeroportin pa transparencë. Duhet të tregohej çfarë fitohet dhe çfarë humbet nga kjo kontratë”, tha Shehu.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU