Mark Zuckerberg, krijuesi i rrjetit më të madh social në botë Facebook, dëshiron të heqë krejtësisht ekranet nga jeta e njerëzve dhe t’i zëvendësojë ata me syze speciale, transmeton koha.net.
Në konferencën vjetore të Facebookut për zhvilluesit, F8, Zuckerberg ka thënë se derisa kompania ka nisur përpjekjet e saja për syzet e mençura për smartfonë, kamera e ekrane, qëllimi kryesor është që të kemi një pajisje që i zëvendëson të gjitha ato.
“Ne të gjithë dëshirojmë syze apo edhe lente që duken e janë normale por që na lejojnë që të shohim të gjithë informacionet e objektet digjitale në jetën reale”, ka thënë Zuckerberg.
Facebook nuk është kompania e vetme që është duke eksploruar me syzet AR, pasi Apple, Google, Microsoft, Snap e Magic Leap që të gjitha këto janë të fokusuara që të prodhojnë produkte të ngjashme.
Dhe si duket të gjitha kanë të njëjtin qëllim: heqjen e ekraneve nga jeta e njerëzve, dhe të ofrojnë një pajisje që zëvendëson ato, raporton “Busisness insider”, përgatiti Express. (b.an)