Maqedonia kryqëzon gishtat, nesër ftesa zyrtare për në NATO

Koordinatori kombëtar i Maqedonisë për NATO, Stevo Pendarovski, bëri të ditur se nesër zyrtarisht pritet ftesa për anëtarësim në NATO në Bruksel. Maqedonisë do t’i jepet ftesa në Samitin e ardhshëm në Bruksel më 11 dhe 12 korrik, deklaroi në seminarin e 98 të Ros Roth që u mbajt në Kuvendin e Maqedonisë.

“Hera e parë ishte në vitin 2001 kur kishim konflikt të brendshëm, kurse katër vite më vonë në vitin 2005 fituam statusin kandidat për në BE. Hera e dytë është kur u kthyen në qeverisje pas 11 viteve regjim, dhe për një vit fituam ftesën për anëtarësim në NATO. Tash, një vit pas hyrjes së dhunshme në Kuvend, flasim se si Maqedonia do të bëhet anëtare e plotë e NATO-s dhe me datë për fillim të bisedimeve me BE-në në qershor të vitit të ardhshëm”, deklaroi Pendarovski.

Ai shtoi se vitin e kaluar Maqedonia ka përmbyllur 3 çështje strategjike, e para është marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, që sipas tij ka qenë përafërm drejt BE-së. Në planin e brendshëm është Ligji i gjuhëve – element i rëndësishëm për plotësimin e marrëveshjes së Ohrit dhe e fundit është marrëveshja me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Pendarovski gjithashtu potencoi se NATO është faktor në vend, duke marrë parasysh se rreth 80% e qytetarëve janë për anëtarësim në NATO, pa dallim të përkatësisë etnike, që nuk është me vendet tjera që aspirojnë, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU