Dy ambasadorët kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike në orën 10:00 të paradites së sotme, ndërsa mësohet se mbledhja e grupit parlamentar të demokratëve sapo ka nisur.
Mësohet se ish-kryeministri Berisha nuk është i pranishëm duke e bojkotuar kështu takimin, ndërsa ish-kryeparalamentarja Jozefina Topalli është parë të hyjë me vonesë, pas dy ambasadorëve.
Pjesëmarrja e Donald Lu dhe Romana Vlahutin në këtë mbledhje ka në thelb mesazhet e tyre sa i përket reformës në Drejtësi. Ditën e djeshme, ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-se zhvilluan takime edhe me grupet e PS & LSI.
Në përfundim të mbledhjes me dyer të mbyllura, kreu demokrat Lulzim Basha pritet të japë edhe një deklaratë për mediat. Më parë, ambasadori amerikan e ka pranuar se pjesëmarrja e tyre nëpër mbledhjet e grupeve është e pazakonshme, por sipas tij, po aq e pazakontë është edhe rëndësia që ka Reforma në Drejtësi. (javanews.al / a.r)