• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur shuhet një Teta Ollgë, një Jovan Breg a një Tanë…

by Alma Nikolli
11/09/2017 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alma Nikolli

Fëmijëria ime, e jetuar pak pas rënies së komunizmit rrezikonte të ishte e dominuar nga filma e emisione të huaja, si për të reflektuar mungesën e botës jashtë Shqipërisë për shkak të izolimit, por jo, nuk ndodhi ashtu.

Brezi im, të paktën ata me shtëpi afër times, u rritën me batuta nga filmat shqiptarë. Jo se dikush ia diktonte tjetrit, por vetvetiu nëse njëri do të thoshte “shoqe”, tjetri do t’i përgjigjej “shoqe me pantollona”. Dhe e kishe mall të haje një çokollatë pa të thënë “plasën çokollatat”.

Lante njëra xhamat, tjetra thërriste nga ballkoni “jo ashtu, lart e poshtë, e poshtë e lart”.

E sa herë në shtëpi ushqimi pati kripë më shumë seç duhet, mendja na shkoi te Tana, mirë që nuk patëm një Marigo të fërkonte duart.

T’i vijosh këto batuta ende sot është një risk për t’u bërë qesharak, humor cekët, apo i pa përditësuar me shprehi trendy, megjithëse vijojmë ta bëjmë.

Filmat a komeditë me të cilat u rritëm aty janë, i klikojmë në Youtube nga katër, pesë herë në vit, ato nuk vdesin kurrë bashkë me aktorët që iu dhanë jetë, por ku po shkon kinematografia shqiptare?

Ne që s’i njohëm personalisht Roland Trebickën, Violeta Manushin a Hajrie Rondon, e ndiejmë ikjen fizike të tyre dhe na dhemb më tepër sepse po na lënë pas një greminë artistike.

Ku është filmi shqiptar sot?

Telenovelat meksikane a turke edhe pse nuk i ndjek, nuk i fajësoj. Ndoshta ato krejt larg shqiptarëve, për hir të aftësive universale arrijnë të bëjnë për vete shikuesin e mbetur peng te “Njerëz dhe fate”. Krenaria jonë e fundit kolektive ka ndalur aty.

Tana iku.

Emra të mëdhenj për hir të madhësisë së tyre, por edhe për hir të vogëlsisë së kinematografisë sot, do vazhdojnë të ikin fizikisht duke mos lënë pas trashëgimtarë.

Një mendim a dhembje krejt personale, aspak kritik apo shterues…

”Nga një mike që u do të mirën”…

Next Post
Prishen 6 objekte në Vlorë, pronarët i bëjnë rezistencë policisë

Prishen 6 objekte në Vlorë, pronarët i bëjnë rezistencë policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

November 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Nëntor 2026

November 2, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

November 2, 2026
NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

November 2, 2026
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Valsi i fundit i Orban me Vuçiç, po me Ramën çfarë do të ndodhë?

November 2, 2026
Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

November 2, 2026
Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

November 2, 2026
Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

Iotova fiton balotazhin! Kush është Presidentja pro-ruse e Bullgarisë

November 2, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Shkelje me financimet e fushatës së 11 majit, Celibashi kërkon gjoba deri në 2 milionë lekë për 13 parti (LISTA)

November 2, 2026
Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

Berisha pranon ndikimin në bojkotin e universiteteve dhe gjimnazeve: Të rinjtë demokratë luajtën rol të madh

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In