• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kisha e Dhërmiut shkakton përpasje diplomatike Shqipëri-Greqi

by
22/08/2015 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kisha e Dhërmiut shkakton përpasje diplomatike Shqipëri-Greqi

Shembja e Kishës Ortodokse nga Bashkia Himarë, ka ngjallur edhe reagmin e shtetit helen.Përfaqësuesi i  Ministrisë së Punëve të Jashmte greke, Konstandinos Kutras, u shpreh i shqetësuar mbi ngjarjen e ndodhur në kishën e Shën Thanasit.

Ai thotë se: «Ngjarjet në Kishën e Hirshme të Shën Thanasit në Drimades të Himarës përbëjnë një shqetësim shumë të madh. Largimi i dhunshëm dhe pengimi i besimtarëve për të hyrë në vendin e besimit të tyre, heqja e ikonave dhe objekteve të shenjta nga kisha si dhe shkatërrimi që u bë me ndërhyrjen e bashkisë së Himarës janë veprime të dënueshme dhe të papranueshme, pavarësisht pretendimeve për ligjshmërinë e ndërhyrjes dhe nuk janë shenja të një vendi që aspiron të bëhet pjesë e familjes Europiane. Respektimi i Lirive Fetare, mbrojtja e vendeve të kultit dhe mospengimi i ushtrimit të besimit janë karatkteristika të një shteti të së drejtës dhe parimeve europiane. Presim shpjegime dhe marrjen e masave nga ana e qeverisë shqiptare. Ambasada e Greqisë në Tiranë dhe autoritetet tona konsullore kanë marrë udhëzime të ndjekin dhe të kujdesen për këtë çështje”-tha në deklaratën për mediat zyrtari i qeverisë greke.

Por menjëherë pas reagimit të zëdhënësit të MPJ  greke, ka reaguar edhe MPJ e Shqipërisë.

Ministria e Punëve të Jashtme  shqiptare  shprehet e habitur dhe e shqetësuar  nga deklaratat e zëdhënësit të MPJ greke.

MPJ e Shqipërisë thekson se po ndjek nga afër çështjen  dhe se këto deklarata të Greqisë janë ndërhyrje në mbarëvajtjen e rendit të brendshëm të Republikës së Shqipërisë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë thekson poashtu se  marrëdhëniet shtet-fe janë të shëndosha.

Sipas MPJ tonë, qëndrimi grek nuk shpreh bashkëpunim, por një insinuatë të izoluar të marrëdhënieve.

IMG-20150822-WA0004

“Në vijim të interesimit të medias mbi deklaratën e zëdhënësit të MPJ greke mbi të ashtuquajturin incident të ndodhur në terrenin e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi,  zëdhënësi i MPJ të Shqipërisë Glevin Dervishi shprehu habinë dhe shqetësimin ndaj këtij reagimi të nxituar.

Shqipëria përkujdeset të sigurojë zbatimin e ligjit në tërësinë dhe pacenueshmërinë e tij.  Në raport me bashkësitë fetare, po ashtu edhe në raport me parandalimin e çfarëdolloj informaliteti dhe dallimin e tij nga shfrytëzimi korrekt i pronës private , në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe aktet e tjera ndërkombëtare në të cilët Shqipëria aderon.

Në Republikën e Shqipërisë marrëdhënia midis institucioneve të shtetit shqiptar dhe institucioneve fetare janë tepër të shëndosha dhe mishërojnë frymën e bashkëjetesës unikale mes besimeve të këtij vendi.  Komiteti Shtetëror i Kulteve siguron në këtë kuadër dialogun e privilegjuar që, si çdo bashkësi tjetër, edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila ka përfaqësuesit dhe zëdhënësit e saj përkatës në territorin shqiptar, gëzon me pushtetet publike.  Shqipëria është e gatshme të ndajë eksperiencën e saj të vyer me Greqinë në ketë drejtim.

Konstatojmë se qëndrimi i djeshëm i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, përbën, në këtë kontekst, një ndërhyrje në mbarëvajtjen e rendit të brendshëm civil, administrativ dhe gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, ai paragjykon në mënyrë të njëanshme dhe eksesive angazhimin e kahershëm të Greqisë për të shoqëruar integrimin evropian të Shqipërisë, të mbështetur nga partnerët e tjerë evropianë, gjë e cila bie ndesh edhe me praktikën e konsultimit dhe qasjes së përbashkët të problemeve mes vendeve qe ndajnë të njëjtën aspiratë evropiane.

Ky qëndrim,  është larg frymës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis Shqipërisë dhe Greqisë, të cilën kishte për qellim të promovonte takimi i fundit i Ministrave Bushati – Kotzias. Ai është larg çdo parimi dhe praktike ndërkombëtare që orientojnë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve sovrane si dhe normave dhe frymës së bashkëpunimit evropian dhe fqinjësisë së mirë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreson se deklarata e djeshme, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të shihet si qëndrim i një autoriteti që ushtron garanci morale apo kanonike mbi Kishën ortodokse autoqefale shqiptare dhe besimtarët e saj, do të mbetet vetëm një insinuatë e izoluar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-greke.” thuhet në reagimin e MPJ.

Next Post

Rita Ora për "The Guardian": Lufta e Kosovës dhe çdo isha e gatshme të bëja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Klubi grek në pronësi të shqiptarëve? Përmendet edhe Andi Lila

Klubi grek në pronësi të shqiptarëve? Përmendet edhe Andi Lila

May 6, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

Eksperti bërthamor: Lufta ka qenë e kotë, kërcënimi iranian mbetet i pandryshuar

May 6, 2026
Partneriteti mes FA e Gardës së New Jersey-it, Begaj: Bashkëpunimi shqiptaro-amerikan, gur themeli për sigurinë

Partneriteti mes FA e Gardës së New Jersey-it, Begaj: Bashkëpunimi shqiptaro-amerikan, gur themeli për sigurinë

May 6, 2026
DETAJE / Nga Kina në Shqipëri për “biznes”, si u zbulua baza e prostitucionit në Tiranë, dy kinezet rekrutonin vajzat dhe…

Arrestohet kinezja e vietnamezja në Tiranë, ushtronin prostitucion

May 6, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Mbi 20 pensionistë ende drejtorë në Policinë e Shtetit, s’ka kush i zëvendëson

May 6, 2026
Alabbar viziton Sirinë, do të investojë deri në 50 miliardë dollarë

Alabbar viziton Sirinë, do të investojë deri në 50 miliardë dollarë

May 6, 2026
Autor i vjedhjeve të 12 kioskave në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

Autor i vjedhjeve të 12 kioskave në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari

May 6, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kritike ndaj Ramës mbi treçereku i portaleve dhe faqeve të mediave në Shqipëri

May 6, 2026
Tregu Çam drejt transformimit, Ristani: Do unifikohen fasadat e pallateve dhe bizneseve

Tregu Çam drejt transformimit, Ristani: Do unifikohen fasadat e pallateve dhe bizneseve

May 6, 2026
I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

Shantazhonin 38-vjeçaren se do i publikonin foto dhe video intime, arrestohet 17-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In