Kim Jong Un i kërkon një takim të dytë Trumpit

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha në një konferencë për shtyp se presidenti Donald Trump kishte pranuar një letër nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Sanders tha se Trump ka marrë një letër “shumë pozitive” nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, ku ky i fundit i ka kërkuar një takim të dytë bilateral.Ajo tha se përgatitjet për një takim të dytë mes presidentëve tashmë kanë filluar.“Qëllimi kryesor i letrës ishte që të caktonim një takim tjetër bilateral. Ne jemi të hapur dhe tashmë kemi filluar të organizojmë një takim të tillë”.

Shtëpia e Bardhë tha se letra e Kim Jong Un dha mesazhin se “Peniani është i përkushtuar për të denuklearizuar gadishullin Korean”.Sanders shtoi se letra ishte “dëshmi e mëtejshme e progresit” në marrëdhëniet e Uashingtonit me Phenianin, përcjell Telegrafi.

Trump dhe Kim mbajtën një samit historik në Singapor në qershor të këtij viti që ndikoi në kufizimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut.

 

“Ne mendojmë se është e rëndësishme të përparojmë më tej në këtë çështje (frenimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut) dhe ne jemi të kënaqur që po bëjmë përparim”, tha Sanders, duke shtuar se Trump meriton merita që arriti të bind Kim Jon Un të ulet në tavolinë.

“Në fund të ditës, në fund të fundit, gjithmonë do të jetë më mirë kur ju mund t’i ulni të dy udhëheqësit në tavolinë”, shtoi ajo.

Shtëpia e Bardhë ka theksuar se në muajt e fundit janë bërë një varg arritjesh në raport me Korenë e Veriut – lirimi i pengjeve amerikane, frenimi i testeve raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut dhe një paradë ushtarake e kohëve të fundit e mbajtur nga Pheniani, ku shteti komunist nuk i shfaqi raketat interkontinentale.Sanders u pyet nëse takimi i ardhshëm i Trump-Kim do të zhvillohet në Uashington, por ajo e kundërshtoi këtë tezë duke thënë: “Ne do t’ju njoftojmë kur të kemi detaje të mëtejshme”, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU