Për herë të katër me radhë, Real Madridi e ka mbyllur sezonin si klubi më i mirë në Evropë.
UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve më të mira në Evropë në 10 vitet e fundit, transmeton Gazeta Express.Janë 12 herë kampionët e Evropës, Real Madridi, që dominojnë, që e mbyllën sezonin si klubi më i mirë në Evropë, duke lënë prapa Bayern Munichun e Barcelonën.
Triumfi në Ligën e Kampionëve për herë të tretë në katër vitet e fundit, ka bërë që Real Madridit të dominojë në vitet e fundit në futbollin e Evropian, aq sa kishte dominuar Barcelona e epokës së Pep Guardiolas.
Në 10 vitet e fundit, Reali dhe Barcelona kanë përfunduar sezonin nga katër herë si klubet më të mira në Evropë, derisa Los Blancos krenohen me faktin se këtë epitet po e mbajnë për katër vite me radhë.
Një dëshmi kjo që tregon se kjo është epoka e Los Blancos, që kanë fituar tri Liga të Kampionëve në katër vitet e fundit dhe janë skuadra me më së shumti trofe, 12, pesë më shumë se ndjekësi më i afër Milani, që ka fituar shtatë, përcjell Gazeta Express.Klubet më të mira në Evropë në 10 vitet e fundit sipas UEFA-s:
2016/17: Real Madrid/Spain
2015/16: Real Madrid/Spain
2014/15: Real Madrid/Spain
2013/14: Real Madrid/Spain
2012/13: Barcelona/Spain
2011/12: Barcelona/England
2010/11: Manchester United/England
2009/10: Barcelona/England
2008/09: Barcelona/England
2007/08: Chelsea/England
Kjo tregon më së miri se Real është ekipi i momentit, përgatiti Express. (b.an)