Keniani Kipchoge thyen rekordin botëror në Berlin

Keniani Eliud Kipchoge, mjeshtri i maratonës botërore theu sot rekordin botëror në Berlin me 2 orë e një minutë e 39 sekonda.

Koha fillimisht u afishua me 2h01:40 por u korrigua pak pas finishit.

Rekordi i mëparshëm për të njëjtën distancë në maratonën e Berlinit në 2014 u arrit nga një tjetër kenian, Dennis Kimetto, i cili përshkoi 42,195 kilometra për 2h02:57.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU