‘Kamikazi’ i autostradës Deliallisi, thesaret që iu gjetën në makinë

Detaje të reja dalin në dritë për aksidentin tragjik të Sukthit, në të cilin humbën jetën 4 persona si pasojë e përplasjes kokë më kokë të dy mjeteve. Në mjetin e 36-vjeçarit Dashnor Delialliasi, i cili udhëtonte në sens të kundërt, duke shkaktuar edhe përplasjen me mjetin ku udhëtonin 3 vajzat, Greta, Elona dhe Izabela janë gjetur sende me vlerë, një orë e shtrenjtë 20 mijë euroshe, varëse dhe unaza floriri si dhe rreth 5 mijë euro kesh. Të gjitha këto i janë kthyer familjarëve të tij. Duke iu referuar burimeve pranë grupit hetimor Haxhiaj konfirmon se Delialliasi ka qenë duke pirë me shokët në lokal mbrëmjen e aksidentit.

“Prej orës 19:00 të së mërkurës deri në 02:00 të mëngjesit ka qenë në lokal me disa miq të tij ku ka konsumuar pije të ndryshme alkoolike gjë që është dëshmuar nga miqtë e tij me të cilët ka qëndruar. Më pas për dy orë nuk dihet ku ka qenë, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndryshuar lokal”,  raporton News24.

Miqtë e tij po ashtu kanë pohuar për policinë se 36-vjeçari kishte pasion shpejtësinë e makinave dhe çdo natë bënte xhiro në autostradë nga qyteti i Durrësit deri në një karburant në Sukth me shpejtësi, pastaj kthehej dhe bënte gjumë. Dyshohet që edhe natën e aksidentit ka qenë duke bërë të njejtin ritual, por në sensin e kundërt të rrugës. Ndërsa në lidhje me pretendimet e familjarëve të Greta Sherifit për dy celularët Iphone, grupi hetimor konfirmon se nuk ka arritur t’i gjejë në vendngjarje. Sipas tyre, telefonat mund të jenë shkatërruar nga përplasja e fuqishme e mjeteve.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU