Grupi më i madh publik kërkimor në Spanjë, CSIC (Consejo Superior de Investigaciones Cientificas), ka publikuar në faqen e tyre zyrtare webometrics.info rankimin e universiteteve më të mira në botë për gjashtë-mujorin e parë të vitit 2015. Në këtë renditje si çdo vit janë përfshirë edhe universitetet shqiptare.
Kështu Universiteti i Tiranës është renditur i pari në Shqipëri, dhe i 6197-ti në botë, i pasuar nga Universiteti Epoka, i cili është një universitet privat, vazhdimësi e kolegjeve turke në Shqipëri, që renditet i dyti në Shqipëri dhe 6345-i në botë.
Më pas renditen dy univesitete tjera publike, Universiteti Politeknik i Tiranës në vendin e 7464, dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës në vendin e 10988.
I pesti në rënditjen për Shqipërinë është sërish një universitet privat. Universiteti Hëna e Plotë-Bedër është renditur i pesti në Shqipëri dhe i 11052 në botë.
Ja linku i rënditjes së plotë: webometrics.info/en/Europe/Albania
Afro 22.000 universitete në botë janë studiuar dhe përfshirë në këtë listë.