• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja deklarata e arbitrit që u pështy nga Sadiku 6 vite më parë

by A R
22/06/2016 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ferri në parajsë. Kjo është karriera e sulmuesit shqiptar Armando Sadiku, i cili me atë gol të mrekullueshëm ndaj Rumanisë u kthye në yll dhe hero.

Gjashtë vite më parë, Sadiku kreu një gjest antisportiv kundrejt anësorit Eduart Miho në përballjen Elbasani- Laçi, të cilin e pështyu e kapi për fyti dhe ofendoi.

Sadiku u largua menjëherë nga loja me kartonin e kuq, ndërsa Komisioni i Disiplinës e pezulloi për dy vite nga aktiviteti sportiv. Megjithëse shihej si talent, asokohe shumica e sportdashësve menduan se karriera e Sadikut kishte marrë fund, por pas gjashtë vitesh ai kthehet në heroin e gjithë shqiptarëve, madje edhe për vetë protagonistin e atij episodi të errët, anësorin Eduard Miho.

Ky i fundit rrëfen gjithçka në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”.

Miho, si e kujtoni momentin e përballjes me Sadikun?

Më kujtohet si tani momenti kur Sadiku më kapi prej fyti duke bërë një gjest antisportiv. Në mos gaboj, luhej Elbasani- Laçi. Sadiku mori një pasim në pozicion jo të rregullt dhe, pavarësisht se kisha ngritur flamurin, duke akorduar pozicion jashtë loje, ai vazhdoi drejt portës dhe shënoi gol. Nga entuziazmi i golit, por edhe nga papjekuria në atë kohë, Sadiku u sul drejt meje dhe më kapi prej fyti duke më ofenduar. Ishte një gjest antisportiv, prej të cilit Sadiku fatmirësisht ka mësuar shumë.

Për atë gjest, Sadiku u pezullua nga Disiplina me dy vite. E meritonte Sadiku atë dënim?

Gjyqtarët kanë një mision shumë të vështirë në fushën e lojës, presion edhe më të madh se vetë futbollistët dhe duke qenë qenie njerëzore edhe mund të gabojnë. Po flas në përgjithësi. Ndërsa sa i përket rastit konkret, i cili u analizua me video, Sadiku ishte në pozicion të parregullt dhe unë kisha ngritur flamurin përpara se ai të godiste portën. Nga dëshira për të shënuar, emocionet, presioni i ndeshjes, apo edhe faktorë të tjerë, bënë që ai të dilte nga kontrolli dhe të reagonte në mënyrë “harbute”.

Tani pas rreth gjashtë vitesh nga përplasja, e keni falur Sadikun për atë gjest të pakëndshëm që kreu kundër jush?

Nuk mund ta mohoj se Sadiku gjashtë vite më parë kreu një gjest të ulët, por kjo ndodh në futboll, nuk është as rasti i parë dhe as i fundit ku lojtarët dhe arbitrat përfshihen në incidente të tilla. Njerëzit gabojnë. Nëse gjashtë vite më parë Sadiku kreu një gjest të ulët, sot ai është hero për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, mes tyre edhe unë. Pas atij goli të mrekullueshëm që ngriti në peshë të gjithë shqiptarët, e kam falur plotësisht Sadikun. Kur u dënua, shumëkush mendonte se karriera e tij mund të merrte fund, por gjashtë vite më vonë ai u kthye në hero dhe yll për të gjithë shqiptarët. Ai vuri mend nga ai incident dhe u bë një lojtar shembullor.

Çfarë menduat kur Sadiku shënoi golin e vetëm dhe të fitores? Si e përjetuat atë?

Emocion i papërshkrueshëm! Ishte hera e parë në jetën time, pavarësisht se ajo lidhet ngushtë me futbollin, që kam bërtitur për një gol. Sadiku na bëri krenarë të gjithëve. Tani më duket sikur jemi përqafuar gjashtë vite më parë, në atë incident të pakëndshëm. Prandaj them se e kam larguar nga memoria atë episod dhe e kam falur plotësisht Sadikun, të cilit i uroj suksese të mëtejshme.

E keni ndjekur kampionatin europian, apo vetëm ndeshjet e përfaqësueses?

Ndeshjet e përfaqësueses i kam ndjekur të tria me shumë kureshtje, kurse përballjet e tjera sipas mundësive. Unë mendoj se Shqipëria ka bërë një performancë të shkëlqyer në të tria përballjet, pavarësisht se në dy të parat i mungoi fati dhe e dënoi eksperienca. Uroj me gjithë shpirt që të kualifikohemi për më tej./PanoramaSport/a.m.

Next Post

Lulëzim, distancohu nga retushuesi Sali Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In