Pas padisë që kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla bëri ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji ka thyer heshtjen.
Ky i fundit përmes ironisë thekson se nuk i ka gjë 10 milionë lekë që do Balla si dëshmpërblim, pasi i dha ‘200 mijë euro Fredi Alizotit për videon’.
“Unë që “i dhashë” Alizotit 200.000 Euro, për Ballën 10 milion lek janë hiç.
Tē gjtha paratë që kemi të shkojnë për fondet e riedukimit, të ndihmojmë PS nga shoket e krimit!
Sapo ka filluar!
Të fala departamentit të shpifesave!”, thote Salianji.
Balla publikoi sot në ‘Facebook’ padinë kundër Salianjit, të cilën e ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës.
Socialisti tha se çdo shpifje nga ‘aktorët e SHQUP-it’ do të përfundojnë në gjykatë, ndërsa dëmshpërblimet nga gjyqi do shkojnë për Fondin e Edukimit, nismë kjo e shpalosur nga grupi i PS.
Padia erdhi pas deklaratës që bëri dje Salianji, ndërsa pohoi se sistemi TIMS sipas tij vërtetojnë se Balla ka udhëtuar 25 here jashte vendit me Edmond Begon.
/b.d