Trajneri i Interit, Luciano Spalletti ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan.
Transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë pas largimeve të shumta nga Roma gjatë kësaj vere.
Por, kjo ka pak rëndësi për Interin, skuadër e cila ka ofruar 60 milionë euro për Nainggolan, shkruan gazetari italian, Fabrisio Biazin.
Përveç Nainggolan, Inter është në bisedime edhe me Nice për mbrojtësin e majtë Henrique Dalbert. /a.m.