Pasi u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë, Arben Imami, duke folur në “Opinion” tha se është shkelur statuti i partisë dhe se ato janë të pavlefshme. Imami ironizoi Bashën duke thënë se futi në lista gra që kanë lindur nga 3 – 4 kalamaj, të cilat sipas tij kanë dhënë kontribut vetëm për rritjen e pjellorisë në vend.
“Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Ai hoqi Topallin dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë”, tha Imami.
Fevziu: Edhe ato që kanë lindur shumë fëmijë kanë dhënë kontribut në këtë vend…
Imami: Po patjetër kanë dhënë kontribut për rritjen e pjellorisë në vend
ma.me