‘I dashur hajdut, të jap 250 mijë euro cash nëse më kthen makinën e vjedhur’

Mund t’ju duhet me të vërtetë si një ngjarje e pazakontë!

Një biznesmeni gjerman i kanë vjedhur mjetin, por ai thotë se do i japë 250 mijë euro nëse hajduti i rikthen makinën.

Bëhet fjalë për një makinë Mercedes 300 SL “California Outlaw”, një model i vitit 1955.

Thomas Rosier thotë se makina është një xhevahir dhe për të ka vlera të vërteta emocionale pasi e ka blerë i ati.

Ai thotë:

I dashur hajdut, të lutem më kthe makinën. Do të të paguaj 250 mijë euro në cash”
Makinën ia vodhën përpara një hoteli në Gjermani.

Biznesmeni shprehet:

Nuk kishte vend në garazhin e hotelit, kështu që e parkova në një parking afër hotelit, me kamera. Është thuajse e pamundur që të shesësh një makinë të tillë në treg. Druhem se do e shesin për pjesë. Do ishte një gjë e tmerrshme”

Një makinë si ky version i vjetër mund të kushtojë 1.7 milionë euro.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU