Horoskopi javor për të gjitha shenjat: 30 Korrik- 05 Gusht 2018

Dashi

Venusi do beje qe kjo jave te jete një prej me te bukurave te jetës suaj ne çift. Do ketë përmirësime te dukshme ne marrëdhënien tuaj dhe gjate gjithë kohës do mbizotërojë buzëqeshja. Beqaret nuk duhet te pranojnë çdo lloj ftese vetëm qe te ndryshojnë statusin sepse do lëndohen shume. Ne planin financiar nuk duhet te hidhni hapa te nxituara sepse nëse situata del jashtë kontrollit nuk do arrini dot me ta riktheni pas kohen. Shëndeti here pas here mund te ketë disa shqetësime si pasoje e lodhjes dhe ngarkesës ne pune. Mundohuni te çlodheni dhe te merreni me ndonjë sport. Ne pune pranojini sugjerimet dhe idetë sepse ato do ju çojnë ne drejtimin e duhur. Familja goxha e qete.

Demi

Këtë jave do jeni me pozitive dhe me optimiste ju te dashuruarit. Edhe kur t’iu dalin vështirësi ju do dini si t’i kaloni shpejt dhe me buzëqeshje. Beqaret me shume gjase do afrohen pranë disa personave interesante dhe mund te fillojnë shpejt një lidhje jetëgjatë. E rëndësishme është qe emocionet do shtohen gjithnjë e me shume. Buxheti mund te jete delikat ditët e para, por pas te mërkurës gjendja do filloje te stabilizohet. Do i kryeni pa frike edhe shpenzimet qe keni planifikuar. Për shëndet me te mire duhet te ushqeheni si duhet dhe duhet te mos bëni jete sedentare. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni përballë sfidave qe do ju dalin. Jeta familjare do jete tejet delikate.

Binjaket

Jave e mbushur me sensualitet dhe emocione te forta do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mire dhe nuk do mbeteni vetëm asnjë çast. Beqaret do ëndërrojnë me shume nga sa duhet dhe realiteti do ju duket shume i trishte. Ata duhet te kthehen sa me pare me këmbë ne toke. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe për këtë duhet te falënderoni yjet. Marsi do ju beje te jeni ne forme te shkëlqyer fizike. Nuk do prekeni dot as nga virozat e stinës. Ne pune do jeni energjike dhe luftarake. Me pak mundim, por do arrini atje ku doni dhe do i habisni te gjithë. Vazhdoni kështu dhe shume shpejt keni për t’u bere ju shefa. Jeta familjare do kërkojë me shume përkushtim.

Gaforrja

Do jepni maksimumin gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe do e ndryshoni për mire atmosferën e jetës ne çift. Edhe ata qe kane pasur probleme serioze do ndihen shume me te qete. Beqaret nuk do jene ne humorin duhur për te filluar menjëherë një lidhje. Financat do kenë aq shume përmirësime saqë edhe vete do habiteni. Do keni mundësi te kryeni shpenzime dhe te shlyeni edhe te gjitha borxhet. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Shmangni dietat drastike sepse do keni probleme serioze. Kujdes duhet te bëjnë edhe ata qe vuajnë nga diabeti. Ne pune nuk do i keni gjerat aq te thjeshta, por ne fund do ja arrini qëllimit tuaj përfundimtar. Jeta familjare do ketë tronditje.

Luani

Këtë jave do mundoheni te vendosni ekuilibrin dhe qetësinë ne jetën tuaj ne çift, por nëse partneri është autoritar do e keni paksa me te vështirë. Beqaret do kenë gjithë kohës njohje te reja, por takimi vendimtar do ndihe ditën e enjte. Duhet t’i bëjnë sytë katër sepse ai do vije prej nga nuk e presin. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por i mjaftueshëm për gjerat qe do ju nevojiten me tepër. Gjendja fizike dhe ajo morale nuk do jete aspak e keqe. Edhe ata qe kane pasur shqetësime se fundmi do ndihen me mire. Ne pune nuk do jeni te motivuar dhe mezi do i shtyni orët. Vetëm pas te enjtes gjerat do fillojnë te ndryshojnë disi. Ne familje do i rregulloni te gjitha problemet.

Virgjeresha

Nëse nuk doni te keni debate dhe probleme me partnerin tuaj, duhet te tregoheni me tolerante dhe me te kuptueshëm këtë jave. Nëse i kaloni edhe këto sfida qe do ju dalin këtë periudhe gjendja do filloje te përmirësohet ndjeshëm. Beqaret do kenë dite te paqëndrueshme dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Do ju duhet ende kohe te presin për ndryshime. Buxheti ka për te qene i paqëndrueshëm kështu qe mundohuni te shpenzoni me kursim dhe duke menduar për te ardhmen. Gjendja shëndetësore do lere shpesh për te dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mbrohuni nga i ftohti. Ne pune do ecni me plane dhe kjo do ju çoje shpejt ne rrugën e duhur. Jeta familjare do jete e mbrojtur.

Peshorja

Kjo do jete një jave vendimtare për ata qe janë ne një lidhje. Nëse keni pasur probleme dhe mosmarrëveshje ne çift qe nga fillimi kësaj periudhe gjerat do fillojnë te ndryshojnë. Beqaret duhet te jene me te kujdesshëm dhe nuk duhet te besojnë verbërisht tek fjalët e bukura qe do ju thonë disa persona. Klima yjore do jete e përshtatshme qe ju te përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi qe iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni ne situata te tilla. Shëndeti gjithashtu do jete i shkëlqyer. Do keni energjinë qe do ju nevojitet. Ne pune klima do jete e trazuar ditët e para, por do ambientoheni dhe do dini çfarë hapash te hidhni. Ne familje do jeni me te organizuar.

Akrepi

Kjo do jete një jave e mrekullueshme për te dashuruarit. Çdo dite do përjetoni ndjesi te reja dhe do ju duket shpesh sikur jeni neper ëndrra. Problemet e se shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Beqaret nuk duhet te luajnë me zjarrin vetëm për te ndryshuar statusin sepse mund te lëndohen keq. Sektori i financave nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Prej pak kohesh po ecni vetëm me plane dhe kjo është gjeja me e mire. Gjendja shëndetësore here do jete e mire dhe here do lere për te dëshiruar. Mundohuni te konsumoni nga te gjitha llojet e ushqimeve. Ne pune vërtet do lodheni pak, por arritjet do ju bëjnë krenare për veten. Familja mjaft e qete.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me emocione te forta këtë jave, por ato do jene si pozitive ashtu edhe negative. Përgatituni shpirtërisht. Beqaret do kenë me shume fat se asnjëherë me pare dhe çdo gjë do ju ndryshoje brenda pak orësh. Edhe ne planin financiar do jeni me fat. Do arrini t’i kryeni një e nga një te gjitha shpenzimet e domosdoshme dhe mund te hiqni edhe disa para mënjanë. Shëndeti nuk do jete problematik, megjithatë mire do jete te bëni kujdes nga ndryshimet e motit. Ne pune do i keni te gjithë planetët ne krah kështu qe keni për te arritur me shume nga sa mendonit. Po mundet ndihmojini pak edhe koleget. Ne familje do jete e vështirë te ruani një komunikim te ngrohte.

Bricjapi

Këtë jave ambienti ne çift pritet te jete shume me i qete se me pare. Do e keni me te lehte komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë, pasi me gënjeshtra nuk mund te shkohet askund. Te ardhurat do përmirësohen tej mase edhe fale menaxhimit te mire qe keni bere se fundmi, por edhe për shkak te ndihmës se te afërmve. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as problematik. Mund te keni vetëm shqetësime te vogla. Për punën do jete një jave plot shkëlqim. Do arrini gjithçka qe keni programuar. Familjes duhet t’i përkushtoheni pak me tepër sepse do ketë vërtet nevoje.

Ujori

Këtë jave nuk duhet te shqetësoheni aspak për jetën tuaj ne çift sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e mrekullueshme. Beqaret do afrohen akoma me shume me disa persona qe kane pëlqyer prej kohesh dhe do sigurohen se ata janë te duhurit. Për financat do jete një jave e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe ne vështirësi për te kryer shpenzimet. Për shëndet akoma me te mire duhet te lini sa me pare duhanin, te ushqeheni mire dhe te mos neglizhoni aktivitetin fizik. Ne pune nuk do ju dale asnjë lloj problemi, kështu qe çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve. Jeta familjare mund te ketë disa probleme te vogla, por pa pasoja.

Peshqit

Ndikimi i yjeve do jete mjaft i favorshëm për sektorin e ndjenjave gjete kësaj jave. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe do i lini pas krahëve disa probleme te se shkuarës. Edhe beqaret do kenë një jave fantastike gjate se cilës do njohin princin e kaltër me te cilin do kalojnë jetën. Financat kane për te qene shume me te mira për ata te fushës se artit dhe atyre qe merren me fushën imobiliare. Shëndeti vetëm dy ditët e para mund te ketë ndonjë shqetësim te vogël nga lodhja, ndërkohë qe me pas gjerat do ecin për mrekulli. Ne pune do jeni profesioniste te vërtetë dhe do arrini çdo qellim qe do i vini vetes. Jeta familjare nuk do ketë asnjë lloj te papriture te pakëndshme.

ma.me

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU