Guardiola e thotë troç: City-it i duhen 10 vjet të kapë Barcelonën e Realin

Pep Guardiola ka thënë se Manchester City-t i duhet kohë për të arritur nivelin e Barcelonës, Real Madridit, Bayern Munich-ut apo Juventusit.

Trajneri katalunas, Pep Guardiola është munduar të shfajësohet për dështimin me Manchester City-n në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, ku u eliminua nga Monaco në 1/8 e finales.

Ai tha se skuadrës së tij i duhet të paktën 10 vite për të arritur nivelin e skuadrave tjera të mëdha si Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich dhe Juventus.

“City është skuadër e madhe.Ata kanë marrë pjesë në Ligën e Kampioneve në pesë vitet e fundit, çka nuk e ka bërë asnjë skuadër tjetër angleze”, tha fillimisht Guardiola gjatë një takimi me gazetarë.

“Por, për të arritur nivelin e Barcelonës, Real Madridit, Bayern Munichut apo Juventusit duhet kohë, të paktën një dekadë”, tha ai në fund, përgatiti “Express”. (b.an)

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU