Greqi, Demokracia e Re zgjedh kryetarin

jë vit pas humbjes së pushtetit në Greqi, partia konservatore Demokracia e Re zgjedh sot kreun e saj të ri, mbështetësit e së cilës duhet të zgjidhin midis Vangelis Meïmarakis, 62 vjeç. ish-kryetari i përkohshëm i partisë dhe Kyriakos Mitsotakis, 47 vjeç, djali i një ish-kryeministri.

Rreth 400.000 përkrahës së partisë janë thirrur për të votuar. Rezultatet pritet të dalin sot në mbrëmje.

Pasi ka udhëhequr në mënyrë alternative me Pasok-un (socialistë) për një periudhë dyzet vjeçare, Demokracia e Re (ND) pësoi disfatë vitin e kaluar, dy herë radhazi nga partia e majtë radikale Syriza e kryeministrit aktual Aleksis Cipras, në muajin janar dhe në shtator.

Kryetari i saj, ish-kryeministri Antonis Samaras, dha dorëheqjen në muajin korrik dhe Meïmarakis u ngarkua për të zënë këtë post përkohësisht, por ai u tërhoq muajin e kaluar në sfondin e mosmarrëveshjeje brenda partisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU