Gjatë një operacioni të zhvilluar ditën e djeshme nga policia greke është bërë e mundur shkatërrimi i grupi trafikantësh droge, kryesisht të përbërë nga shqiptarë. Në pranga janë vënë 6 persona, mes të cilëve shqiptarë, dhe një femër. Pas arrestimit, policia u ka kontrolluar banesat e tyre, ku u është gjetur 15,8 kg kanabis, 38 gramë kokainë.
Mësohet se droga në fjalë ishte bërë gati dhe dyshohet se do të dërgohej për në ishullin Lesvos. Ndërsa, në kuadër të këtij operacioni po ashtu policia ka sekuestruar edhe dy automjete, një motoçikletë, dy peshore preçizoni dhe 13 celularë. Lidhur me këtë grup, policia sqaron se janë vërtetuar 80 raste të trafikimit të drogës nga rrjeti në fjalë. 6 personat e arrestuar priten që të dalin para prokurorit të Pireut që do t’iu komunikojë akuzat.
ma.me