Një grabitje ka ndodhur sot në Tiranë ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë rrugës së Rinasit.
Disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur automjetin që transportonte paratë e bankës. Pavarësisht se shuma e parave nuk bëhet ende me dije zyrtarisht, flitet për 2 milionë euro.
Policia ka ngritur postoblloqe kudo për kapjen e autorëve. Mësohet se automjeti që u grabit i përkiste një banke të nivelit të dytë në kryeqytet.
Disa minuta pas grabitjes, policia ka gjetur automjetin e autorëve, të djegur në urën e Limuthit. Nga hetimet e para dhe ekspertimet, vihet re një ngjashmëri e madhe me atë të grabitjes së famshme në Rinas në dhjetor të vitit 2015.
Klan ka siguruar një video që tregon momentin kur autorët kanë ndaluar makinën e blinduar, kanë marrë thasët me para dhe janë larguar me një automjet me ngjyrë të zezë. Njëri nga punonjësit e kompanisë private që po transportonin paratë dëgjohet teksa bërtet:
“Patrulla ishte aty patrulla, të q…motrën i merr shteti vetë këta se s’ka mundësi”.
MOMENTI I GRABITJES
PAMJE NGA MAKINA E PËRPLASUR NGA GRABITËSIT
Kjo video tregon makinën që po transportonte paratë. Siç duket nga pamjet makina është përplasur nga grabitësit, të cilët nën kërcënimin e armëve kanë marrë paratë dhe janë larguar./b.d