Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendim që ish Ministri i Brendshëm njëkohësisht edhe deputet Saimir Tahiri, të mos lejohet të dalë jashtë vendit. Kërkesa është bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Masa e kërkuar është miratuar nga Gjykata. Ky vendim është në kuadër të hetimeve që po kryhen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj Tahirit, mbi të cilin rëndon akuza për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Pas këtij vendimi Tahirit i bllokohet pasaporta.
ma.me/javanews.al