Gara në FRPD: Këlliçi kryeson me 460 vota larg rivalit Salianji

    Edhe pse ende janë edhe 8 kuti të panumëruara në Tiranë, gara për kreun e FRPD kryesohet nga Belind Këlliçi, me 460 vota para rivalit të tij Ervin Salianjo.

    Nga numërimi i 5 kutive të para në Tiranë (nga 13 që janë gjithsej), Këlliçi rezulton me 80 vota në avantazh. Por nëse mbledhim edhe 380 votat që ai ka marrë në votimet e zhvilluara më herët në qytete të ndryshme të vendit, Këlliçi kryeson ndaj Salianjit me 460 vota në total.

    Rreth 10 mijë anëtarë të kryeqytetit kanë të drejtën e votës për të zgjedhur njërin mes Ervin Salianjit dhe Belind Këlliçit. Gara e sotme ende nuk është mbyllur, pasi janë edhe 8 kuti të tjera për t’u numëruar.

    Belind Këllici është një ish­punonjës i Bashkisë së Tiranës që ka drejtuar së fundmi edhe departamentin e ish të përndjekurve në PD. Por në radhët e demokratëve ai përflitet si njeriu i preferuar i ish kryeministrit Berisha dhe për të cilin është bërë një fushatë e fortë nga Arben Ristani dhe Flamur Noka.

    Ndërsa Ervin Salianji mbështetet përgjithësisht nga të rinjtë e afruar së fundmi në Partinë Demokratike dhe nga kryetari Basha.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU