Pamjet e filmuara nga droni mbi territorin e ishujve Karaibe e në veçanti mbi Saint Martin, tregojnë më së miri dëmet që ka shkaktuar uragani “Irma” gjatë javës së kaluar.
Videoja është publikuar nga Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, pasi Saint Martin është nën administrimin e Francës.
Presidenti francez Emmanuel Macron, ka deklaruar se prioritet i qeverisë do të jetë plani strategjik për të ndihmuar banorët e asaj zone që kanë mbetur pa çati mbi kokë.
Ai gjithashtu tha se afro 1.900 policë janë dërguar në atë vend për t’u përkujdesur për sigurinë e njerëzve që kanë filluar të rikthehen në zona ku kanë banuar, duke shpresuar se do të arrijnë të bëjnë sërish një jetë normale.
Uragani “Irma” ka shkatërruar plotësisht shumë qytete në ishujt Karaibe, ndërsa miliona banorë kanë mbetur pa energji elektrike, ujë të pijshëm, ndërsa erërat e forta që frynin me 300 kilometra në orë kanë shkatërruar gjithçka para vetes. /a.m.