Këngëtarja shqiptare, Arta Memedi ka disa kohë që është në qendër të faqeve rozë për shkak të përplasjes me reperen Tayna.
Sot, ajo ka treguar një tjetër histori nga jeta e saj personale. Arta publikoi një fotografi në Instagram ku zbuloi se shkruan me reperin e njohur amerikan, Future.
Arta e shoqëroi fotografinë me shkrimin: “Po flas për të ardhmen time, ti nuk po bën asgjë”. Future Hendrix është reper i njohur amerikan me famë ndërkombëtare, i cili ka sjellë shumë hite në tregun e muzikës.
Mbetet për tu parë nëse Arta do e përdorë miqësinë me Future për të sjellë një duet me të që të bëhet pjesë e tregut të huaj. (Tema)