Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin do ta ndjekë protestën e opozitës nga zyra e saj. “BalkanWeb” mëson se përfaqësuesja e BE-së në vendin tonë ka mbërritur rreth orës 11:30 në zyrën e saj e shoqëruar me eskortë, për të rritur sigurinë e saj pas kërcënimeve që ka patur në adresë të saj.
Referuar edhe fotove të siguruara nga “BalkanWeb” nga momenti kur Vlahutin mbërrin në zyrën e saj, që ndodhet shumë pranë kryeministrisë, shihet që makinat e shoqërimit të saj kanë targa të Ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë që opozita ka nisur tashmë protestën në bulevardin para kryeministrisë, së cilës kryedemokrati Lulzim Basha iu bashkua me gjtihë familjen, bashkëshorten Aurela dhe dy vajzat, Dafina dhe Viktoria për të dhënë mesazhin se do të jertë paqësore dhe demokratike.