Firence/Gjobë prej 500 Eurosh turistëve që hanë rrugëve

Turistët që hanë ushqim nëpër rrugët kryesore të Firences së Italisë, mund të dënohet me gjobë prej 500 eurosh. Ligji i ri që ka hyrë në fuqi këtë javë, ndalonin ngrënien nëpër katër rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit historik. Bizneset lokale që shesin ushqim, janë të detyruar të vënë tabelat me shenja, që u tregojnë të huajve se nuk mund të hanë përjashta.

Respektoni banorët, tregtarët dhe punonjësit në këtë rrugë”, shkruan nën ilustrimin ku tregohen se aty ndalohet ngrënia. Firenca është e njohur për kuzhinën e përkryer, teksa agjencia TripAdvisor e ka zgjedhur si qytetin ku shiten sandviçët më të mirë.

Mirëpo, bizneset lokale janë lodhur prej të huajve që hanin kudo, linin mbeturina të shumta dhe i zënin hapësirat kryesore, derisa ngopeshin.

Kjo nuk është masë ndëshkuese, por parandaluese. Të huajt do të ndjehen si në shtëpi dhe të mirëseardhur, po që se sillen si duhet.

Kryetari Dario Nardella

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU