Një zjarr ka rënë në kodrat e Levanit në Fier. Zjarri është shumë pranë rrugës nacionale Levan-Fier. Terreni ku ka rënë zjarri është shumë i vështirë, çka e bën edhe më të vështirë ndërhyrjen e zjarrëfikësëve, të cilat kanë mbërritur nga Fieri për të shuar flakët. Mësohet se zjarri ka djegur shkurre dhe ullinj. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit.
ma.me