• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fermerët zëvendësojnë derrat me gjinkallat, gjashtëkëmbëshat sjellin më shumë të ardhura

by Java News
15/07/2018 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë fermerë finlandezë, si Kirsi dhe Jouko Siikonen, që dikur rrisnin derra në tokën e tyre, sot i kanë zëvendësuar ata me insektet gjashtëkëmbëshe që mund të zgjidhin krizën botërore të ushqimit. Të ardhurat në ulje i bindën ata të braktisin derrat dhe pasi qeveria miratoi shitjen e insekteve të ngrënshme Nëntorin e kaluar ata nisën menjëherë fermën e tyre të karkalecave.

Nëse më parë ferma e tyre mbante rreth 1200 derra në baltë, ata tashmë kanë ndërtuar një impiant të posaçëm për insektet. Këtë vit ata presin të prodhojnë plot 1.5 ton proteina të ngrënshme, pjesa më e madhe e të cilave do të përdoret si ingredient bazë për produkte si çokollata, buka, drithërat për mëngjes, etj.

“Nuk kemi pse të punojmë me lopatë në një fermë karkalecash dhe aroma është më e pranueshme. Puna është fizikisht shumë më e lehtë krahasuar me rritjen e derrave. Karkalecat nuk të pickojnë apo kafshojnë. Kurse një derr të kafshon edhe nga kurioziteti”, shprehet Kirsi, familja e të cilës e ka pasur fermën që prej viteve 1500.

Insektet janë tashmë pjesë e dietës për 2 miliardë njerëz, kryesisht në Azi, ndërsa kërkesa pritet të jetë në rritje edhe në pjesë të tjera të botës për shkak të shtimit të popullsisë. Për të prodhuar një kilogram gjinkalla nevojitet 1/5 e ushqimit që do të hanin derrat apo gjedhët për të njëjtën sasi mishi. Insektet nuk kanë nevojë as për antibiotike apo hormone rritjeje dhe kërkojnë shumë më pak ujë.

Rreth 1900 lloje insektesh gjenden në gatimet tradicionale në Tailandë, Japoni, Kinë, Australi dhe Peru. Ndërsa tashmë restorantet që gatuajnë insekte po shfaqen edhe në Amerikë dhe Europë.

Për momentin përdorimi i insekteve në kuzhinë në pjesën perëndimore të botës është i limituar kryesisht në bërjen pluhur të tyre për të rritur vlerat ushqimore të një gatimi. Kjo ndodh për faktin se njerëzit kanë frikë të hanë një insekt të tërë.

Tregu botëror për insektet e ngrënshme pritet të trefishohet në pesë vitet e ardhshme, falë kërkesës që do të vijë nga e gjithë bota. Dhe duket se ky është momenti më i mirë për fermerët që duan të transformojnë fermën e tyre.

Për të “vjelur” karkalecat, ata ngrihen tek ferma dhe dërgohen me një kamion me frigorifer në një prej procesuesve të insekteve, të cilat kanë njohuritë dhe teknologjinë për këtë gjë. Atje, karkalecat lahen, zihen, thahen dhe më pas bëhen pluhur dhe paketohen.

Tashmë Finlanda numëron 20 ferma të vogla insektesh, ndërsa rreth 200 fermerë të tjerë shprehen të interesuar për këtë lloj biznesi.

Në vijim priten edhe ndryshime ligjore në Europë që do të lehtësojë rrugën e insekteve drejt pjatave dhe supermarketeve. Tashmë disa gjigandë të ushqimit në Gjermani dhe Spanjë po ofrojnë makarona apo ushqime energjetike të bëra me insekte.

Për momentin është më e shtrenjtë të rrisësh insekte të ngrënshme në Europë dhe Amerikën e Veriut, se sa në Azi ku kërkesa nxit ofertën. Në Europë gjinkallat e freskëta shiten për 20 euro/kilogram, krahasuar me 5 euro/kg në Tailandë, ku ekzistojnë 20 mijë ferma.

Insektet e ngrënshme vlerësohen edhe nga kuzhinierët, të cilët i quajnë “superushqimi”. Ata shpresojnë që në të ardhmen ato të bëhen më popullorë dhe në 20 vite të konsiderohen si sushi.

ma.me

Next Post
Tentuan të vrasin pronarin, kapet njëri nga të rinjtë që qëlloi me automatik në lokalin e natës

DURRES/ Vrasja për borxhin, dëshmia e të arrestuarit: E vramë përpara se të na vriste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

April 30, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Akuzat ndaj tij për CEZ-DIA, Meta: Rekord Guinness, çështja po gjykohet për herë të katërt!

April 30, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

Çfarë raporti keni me Kryemadhin? Meta: S’kam rakordim me të. Ja kur nisi “krisja”

April 30, 2026
“Je i komanduar nga krimi”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara

U la jashtë garës për drejtimin e PD, Salianji: Akt i padëgjuar në historinë politike, PD nuk është pronë!

April 30, 2026
VIDEO! Momenti i parë publik i Metës që pas arrestimit: Shpifje, gënjeshtra e kallëzues të rremë!

I sëmurë apo…? Meta pranon ndryshimin drastik: Jam dobësuar, por…

April 30, 2026
Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

“Kisha plan të largohesha nga politika, por…”, Meta nga burgu: S’kam asnjë betejë me drejtësinë

April 30, 2026
Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Bjellorusia në prag të një “marrëveshje të madhe” me ShBA-në

April 30, 2026
Berisha pengon rivalët, ish-kreu i KQZ: Mund ta çojnë në gjykatë për shkeljen e “Nenit Basha”

Berisha pengon rivalët, ish-kreu i KQZ: Mund ta çojnë në gjykatë për shkeljen e “Nenit Basha”

April 30, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Partia është e imja, topin e gjuaj vetë!

April 30, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

A po keqtrajtohet në burg? Reagon sërish Ilir Meta: Edhe Matteo Renzi u shokua…

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In