Evazion 1.5 mln $ me çimenton ekstradohet nga Greqia, Sotiraq Beçi

Është ekstraduar nga Athina Sotiraq Beçi 32 vjeç nga Tirana, pasi akuzohet për implikim në skema mashtruese me TVSH-në në fushën e tregtimit të çimentos në Korçë para një viti.
Sotiraq Beçi ishte shpallur në kërkim në 12 gusht 2015, ndërsa është arrestuar në Greqi dhe sot është ekstraduar në Shqipëri për t’u gjykuar për veprën penale për të cilën akuzohet.

Gjykata e Korçës vendosi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Sotiraq Beçi së bashkua me 7 biznesmenë, një inspektore e tatimeve dhe 4 kompani u akuzuan në 2015 për shmangien e 1.5 milion dollarë detyrime tatimore ndaj shtetit.

Sipas hetimeve të prokurorisë kjo skemë ishte krijuar nga Foto Kapurani administrator i disa kompanive në fushën e betonit dhe hotelerisë. Me anë të shit-blerjeve fiktive ndërmjet këtyre kompanive thotë prokuroria këta shtetas me njohje mes tyre shmangnin detyrimet tatimore në shtet. Në total është shmangur tatimi për 45 mijë ton beton i cili është shitur mes kompanive të drejtuar nga Kapurani dhe të njohurit e tij duke mos paguar tatimn.

Në sitën e prokurorisë kanë kaluar kompanitë Kapurani Vjara, Beci Kompani, Kapurani Trans, dhe Four Beton, kompani të cilat sipas akuzës janë përdorur në skemën e mashtrimit me TVSH.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU