EMRAT/ Aksidenti tragjik në Korçë, humb jetën babai me vajzën mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku dy persona kanë humbur jetën pasi janë përplasur nga një makinë në zonën e unazës së qytetit. Dy këmbësorë, babë e bijë, kanë humbur jetën pasi po ecnin në rrugë, në momentin kur dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas, nga përplasja kanë vdekur rrugës për në spital, babai 33 vjeç, Sokol Hoxhallari dhe një vajzë e mitur, 6-vjeçare.

Dy drejtuesit e automjeteve, Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi, janë shoqëruar në komisariat. Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë e njërit prej automjeteve. Policia po punon për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU