• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home

Ekskluzive/ ISIS reagon për aksionin në Maqedoni: Ora po vjen, shqiptarë gati për luftë! (Foto)

by
08/08/2015 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti Islamik i ISIS ka reaguar ekskluzivisht për JavaNews.al në lidhje me aksionin anti-terrorizëm në Maqedoni të ndërmarrë dy ditë më parë. Përmes një mesazhi të dërguar në faqen zyrtare në Facebook të redaksisë së JavaNews.al, nga shtetasi i ashtuquajtur Sejfedin Al-Albani, i bëhet thirrje shqiptarëve kudo ku janë të marrin armët dhe të bëhen gati për luftë.

Nën emrin fals në Facebook Xhavit Xhavit, shqiptari Sejfedin Al-Albani shkruan se tashmë ka ardhur koha që terroristët e ISIS të ndërmarrin aksione në Ballkan, në veçanti në Maqedoni.

Duke iu bërë edhe një herë thirrje shqiptarëve për gjakderderdhje, ISIS rikthen edhe një herë në vëmendje shqiptarët dhe Ballkanin, pasi siç thuhet në mesazhin e dërguar, “ka ardhur koha të zhdukim zullumin sllav”.

Sejfedin Al-Albani, i cili nuk ka dashur të tregojë identitetin e tij të vërtetë, dyshohet të jetë një shtetas shqiptar, pjesë e Shtetit Islamik të ISIS që lufton në Siri.

“Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirbërësit Falenderimi i takon Allahut zotit të botrave, paqja dhe bekimet qofshim mbi profetin tonë, me shpatën e të cilit Allahu i ngriti minaret e Islamit. O musliman të Shqipnisë, ditëve të poshtërsimit dhe zullumit është duke iu ardh fundi. Por ju, si mund ta bëni gjumin qetë duke ditur se vëllëzerit tuaj keqtrajtohen, dhe motrat tona përdhunohen nga hienat barbare në burgjet e ballkanit? A i këni harruar masakrat dhe dhunimet e kryqtarëve sllav? A nuk udhhiqen vendet tona nga njerëz që tradhtuan Fenë dhe Popullin e tyre? A nuk ishin këta prijës (tagutët) që nënshkruan tmerrin e Kosovës dhe Kumanovës? A nuk ishin ushtritë dhe ndihmuesit e tyre që ndihmuan parinë e sllavëve? Prandaj shtrëngoni shuplakët, bashkohuni, bëhuni si një fortifikat dhe mos u frikësoni nëse vdisni me sukses! Prandaj terrorizoni kryqtarët dhe felëshuesit (tagutët dhe ndihmuesit e tyre) kudo që ti zini! Prandaj kapni armët, kapni armët dhe luftoni deri në piken e fundit të gjakut o kalorës të Hilafetit në Shqipni! Prandaj jipni zotimin e besnikërisë (bejen), Pasardhësit të Pejgamberit alejhi selam, Halifit Ibrahim (Allahu e ruajt), dhe në këtë menyr ta shkelmojmë traktatin e nënçmimit, traktatin e ndarjes o musliman të Shqipnisë! Dhe Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botrave. Nga Kalifati: Sejfedin Al-Albani” shkruhet në mesazhin e dërguar në redaksinë e JavaNews.al

isis isis maqedonia

Në aksionin anti-terrorizëm të ndërmarrë në disa qytete të Maqedonisë dy ditë më parë, u arrestuan 9 persona si dhe 20 të tjerë të shpallur në kërkim pasi dyshoheshin si bashkëpunëtorë të Shtetit Islamik. Mes të arrestuarve janë personat me inicialet: M.R – 1979 nga Shkupi, A.A- 1988 nga Tetova, D.A 1984 nga Shkupi, Sh.M – 1987 nga Gostivari, R.E  – 1979 nga Shkupi, I.M -1978 nga Shkupi, A.Z – 1988 nga Shkupi dhe E.S -1984 nga Shkupi. Ata dyshohet të jenë të lidhur me organizatën terroriste të ISIS duke shërbyer në rekrutimin e xhihadistëve.

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria vihet në qendër të ISIS, pasi edhe pak muaj më parë, një video që qarkullonte në internet tregonte dy shtetas shqiptarë që kërcënonin Shqipërinë dhe Ballkanin.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish presidenti i “Partizanit”: Sali Berisha ka dashur të vrasë Neritan Cekën e Rexhep Meidanin

“Kam frikë nga Berisha”, Paro Laçi kërkon statusin e dëshmitarit të mbrojtur, GJKKO pranon marrjen e dëshmisë në Zvicër

November 25, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“Vendosni minimumin jetik”, demokratët depozitojnë 28 amendamente për Buxhetin

November 25, 2026
Karakaçi: Protestat e dhunshme janë joligjore, pushteti fitohet vetëm në zgjedhje

Karakaçi: Protestat e dhunshme janë joligjore, pushteti fitohet vetëm në zgjedhje

November 25, 2026
Ukraina godet bazën ajrore ruse, pretendon se ka dëmtuar 5 avionë ushtarakë

Ukraina godet bazën ajrore ruse, pretendon se ka dëmtuar 5 avionë ushtarakë

November 25, 2026
35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Vatikan, Hoxha takohet me Atin e Shenjtë

35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Vatikan, Hoxha takohet me Atin e Shenjtë

November 25, 2026
“Shqipëria kryeson progresin e integrimit”- Marta Kos: Ka ambicien të mbyllë kapitujt deri në fund të 2027-s!

Procesi i negociatave për anëtarësimin në BE, nesër mbahet takimi i veçantë me Marta Kos

November 25, 2026
GJKKO shtyn vendimin për grupin e dytë të dosjes “Veliaj”, kërkohet kohë për shqyrtimin

GJKKO shtyn vendimin për grupin e dytë të dosjes “Veliaj”, kërkohet kohë për shqyrtimin

November 25, 2026
Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

November 25, 2026
Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

November 25, 2026
Reshjet bëjnë rrugët të pakalueshme në Bulqizë, problemet vazhdojnë edhe në Durrës

Rrezik për përmbytje në disa qarqe, IGJEUM paralajmëron reshje intensive të enjten

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In