E RRALLË/ Dashuria nuk njeh moshë, martohen në shtëpinë e të moshuarve
Dashuria nuk njeh moshë, e për të vërtetuar këtë ne ju sjellim një histori dashurie nga qyteti i Fierit. Dy të moshuar, gruaja 72-vjeç dhe burri 71-vjeç që jetonin në shtëpinë e të moshuarve të këtij qyteti kanë zyrtarizuar lidhjen e dashurisë mes tyre.
Dhëndëri është Dëshmor Kuka nga Fieri e ndërsa nusja Bedrie Gjinaj nga Dukagjini i Shkodrës. Ata të dy kanë bërë celebrimin në në gjendjen civile të rajonit 3. Por hitoria e këtyre dy personazheve nish herët. 71-vjeçari tregon se ai njihej me nisen e tij që nga koha e diktaturës, e ndërsa si për ironi, fati i bashkoi në shtëpinë e pleqëve.
“Jam i sëmurë, kjo më fërkon me raki e më lehtëson trupin. Kujdesemi për njëri-tjetrin, mua më ka vdekur gruaja para 4 vitesh. E dua, ndaj e kam marrë, e kam vendosur sikur topi të bëjë bam, këtë e kam grua e sma ndan kush. Ne jemi martuar sipas ligjit, e drejta e njeriut është që po e do, mbaje gruan. Nëse s’je burrë e nuk e mban dot, i thuaj ik ”, tregon 71-vjeçari. Por kjo martesë ka ngjallur edhe xhelozi tek të moshuarit e tjerë.
Redaksia Java News/ f.g