E pabesueshme! Në këtë qytet janë të ndaluar celularët

Imagjinoni sikur t’ju duhej të bënit plane për një mbrëmje jashtë me miqtë duke shkuar më këmbë te shtëpia e tyre dhe t’i flisnit personalisht. Sado e pabesueshme t’ju duket, kjo është norma në Grin Benk (Green Bank), në Virxhinian Perëndimore, ku 143 banorët e tij nuk mund të përdorin celularë apo tabletë për t’u lidhur me miqtë dhe njerëzit e zemrës sepse të gjithë pajisjet me valë janë të ndaluara. Me vendndodhje brenda 21000 kilometra katrorë të zonës së njohur si Zona Kombëtare pa Valë, Grin Benk strehon Observatorin Kombëtar të Astronomisë, që operon teleskopin më të madh në botë me valë.

“Është studimi i rrezatimeve natyrore të valëve që vijnë nga trupat në hapësirë”, shpjegon Michael Holstine, menaxher i observatorit. Në 150 metra lartësi dhe me peshë rreth 7711 tonë, teleskopi është aq i madh saqë një stadium futbolli mund të futet brenda tij. Është gjithashtu i ndjeshëm ndaj interferencës elektronike dhe siç thotë Holstine, aq i fuqishëm saqë do të mund të diktonte energjinë që lëshon një flokë dëbore që bie në tokë.

Teleskopi arrin të kapë sinjale edhe nga 13 miliardë vite dritë larg. Por që ta bëjë këtë gjë, nuk lejohen kullat e radios, televizionit dhe celularëve. Kjo do të thotë se nuk lejohen celularët, iPad-ët, telefonat pa kabllo, kufjet me wi-fi, pajisjet e Bluetooth, mikrovala, lodrat që kontrollohen me telekomandë dhe madje as garazhet dyert e të cilave hapen me telekomandë. Këto të gjitha dërgojnë sinjale që interferojnë me punën e teleskopit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU