Durrës/Rasti i parë me AH1N1, rëndë një 60-vjeçar

Ndërsa në spitalin e Sanatoriumit ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë kanë humbur jetën katër persona si pasojë e virusit të gripit AH1N1, raportohet për një tjetër rast të rëndë në Durrësi.

“BalkanWeb” ben me dije se në spitalin e Durrësit prej tre ditësh qëndron i shtruar një pacient me AH1N1. Bëhet fjalë për një 60-vjeçar të shtruar në repartin e reanimacionit të kirurgjisë, gjendja shëndetësore e të cilit paraqitet e rëndë.

Viktima e fundit e prekur nga AH1N1 është një e moshuar nga Shkodra, ndërsa tre rastet e tjera ishin një nga Tirana dhe dy nga Elbasani. Mjekët thonë se nuk ka vend për panik dhe këshillojnë vaksinimin e popullatës. (BW)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU