Partia Socialiste e Delvinës ka denoncuar sot një skemë që sipas saj po përdoret nga LSI për blerjen e votave në lagjen Papuci.
Në denoncim është përshkruar edhe skema se si po veprohet për blerjen e votave për 50 euro.
“Në hyrje të lokalit votuesit priten nga persona që i ftojnë brenda për të pirë një kafe. Më pas ata ulen në një tavolinë brenda lokalit, në katin e parë dhe aty i bëhet pagesa nga shtetasi i dyshuar si Bako Balili. Pas kësaj votuesit dalin nga dera tjetër e lokalit dhe shkojnë për të votuar. Në kthim votuesit kthehen përsëri në lokalin ku kanë marrë pagesën për të treguar se ata kanë votuar”, thuhet në denoncimin e PS-së.
Bako Balili është vëllai i Klement Balilit, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.
a.ç