• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Diaspora merr përsipër fatet e protestës në Rumani

by Java News
12/08/2018 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën moton #rezist në Bukuresht që nga janari 2017 njerëzit protestojnë kundër politikanëve të korruptuar dhe për drejtësi të pavarur. Tani dhjetra mijëra rumunë nga jashtë duan t’i bashkohen protestës.

Në kalimet kufitare perëndimore vërshojnë drejt Rumanisë autokolonat me makina me targa britanike, spanjolle, italiane dhe gjermane. Përmes mediave sociale rumunët nga jashtë vendit nga Skandinavia deri në Portugali prej javësh kanë deklaruar, se duan t’i kalojnë pushimet e verës në Bukuresht, në mënyrë që më 10 gusht të jenë para pallatit qeveritar për të demonstruar për forcimin e shtetit ligjor  – një premierë kjo në BE.

Rreth 4 milionë rumunë jetojnë jashtë vendit – kjo shifër përbën 20% përqind të popullsisë së vendit. Shumica e tyre janë integruar mirë në atdheun e ri ku jetojnë. Zhvillimet në atdheun e tyre të dikurshëm ata i ndjekin përmes televizioneve rumune dhe kryesisht përmes rrjeteve sociale.

Ata komentojnë me kritikë – edhe në faqen e Facebook-ut të DW – përpjekjet e përsëritura të së ashtuquajturës qeveri social-liberale dhe të kreut të pushtetshëm socialdemokrat të partisë së atij që lëviz fijet Liviu Dragnea, për ta vendosur drejtësinë dhe shtetin ligjor nën kontrollin politik. Rumunët jashtë vendit vazhdimisht organizojnë demonstrata në kryeqytetet e mëdha europiane, për t’u solidarizuar me shtetasit në atdheun e tyre, që janë të indinjuar nga korrupsioni në vend.

Por tani rumunët në diasporë nuk duan të jenë më në periferi, por në qendër të protestës. Ata duan të jenë pjesë e shoqërisë, për të cilën ata çdo vit financojnë mbi tre miliardë euro, sipas të dhënave të Entit kombëtar të Rumanisë për Statistikat.

Vetëm në dhjetë vitet e fundit rumunët – kryesisht ata nga vendet e BE –  kanë transferuar në Rumani rreth 40 miliardë euro. Infermierë, mjekë, ekspertë të IT-së, apo punëtorë ndërtimi apo shoferë, ata të gjithë i mbështesin familjet në atdhe e në këtë mënyrë edhe ekonominë e vendit.

Pa këto para të fituara me mund shumë familje në Rumani do të duhej të jetonin nën kufijtë e varfërisë. Pa konsumin nuk do të mund të funksiononte motori i ekonomisë rumune. Për këtë arsye shumë rumunë në diasporë e konsiderojnë si legjitime që ata të ndërhynë në mënyrë aktive në jetën politike të vendit.

Pakënaqësia e tyre javët e fundit është rritur, pasi politikanë të partisë në pushtet PSD dhe mbështetësit e tyre janë shprehur vazhdimisht me fjalë fyese ndaj rumunëve jashtë vendit, duke përdorur shprehje si “lypësa, hajdutë e prostituta” apo  “Lumpendiasporë”, e paguar nga hebreo-amerikani miliarder dhe filantropi Soros, e manipuluar prej Brukselit për të destabilizuar Rumaninë – të tilla “informacione” të ngjashme transmetohen çdo ditë prej televizioneve nën kontrollin e qeverisë. Edhe për këtë arsye ato duan të protestojnë.

 

„Jo vetëm që qeveritarët në Bukuresht na injorojnë, por tani edhe na ofendojnë”, thotë me indinjatë Dana Hering, e cila punon si infermiere në Suedi. Mes rumunëve në vendlindje dhe atyre jashtë vendit nuk duhet të ketë ndryshim – ky është mesazhi qendror i protestuesve. Këtë e thekson për DW edhe Cristian Presura.

Ai punon si studiues në Holandë dhe i hedh poshtë akuzat e shpifura, sipas të cilave “diaspora” është paguar, për të marrë pjesë në protestë në Bukuresht: „Ne nuk na janë vënë në dispozicion automjete falas për të udhëtuar” – duke nënkuptuar mënyrën se si partia në pushtet i sjell përkrahësit e saj nëpër manifestime në kryeqytet. „Ne i paguajmë vet biletat e avionit, ne i organizojmë vet pushimet tona në atë mënyrë, që të jemi këtu në kohën e duhur”, shton ai.

Gabriela Mirescu nga Zyrihu është e bindur, se shpifjet ndaj rumunëve jashtë vendit nga qeveria flasin qartë për frikën nga fuqia që ka diaspora. “Në botën e jashtme rumunët shohin se si funksionon shoqëria demokratike. Tani ata duan, që kjo të bëhet e mundur edhe në vendin e tyre”. Shumë rumunë brenda vendit do t’i bashkohen protestës së diasporës./DW/

Next Post
Kushëriri i vrau prindërit, vëllain e motrën, si shpëtoi Albi 17-vjeçar

Detaji rrënqethës i Selenicës/ E vrau 8 vjeçarin me bukë në dorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërthim me lëndë plasëse në Balldren të Lezhës, shoqërohet një person

June 10, 2026
Gjermania, Franca dhe Beneluksi propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

Gjermania, Franca dhe Beneluksi propozojnë të drejtë të kufizuar vote për anëtarët e rinj të BE-së

June 10, 2026
Europa në alarm nga i nxehti ekstrem, maji 2026 ndër më të nxehtët në histori

Europa në alarm nga i nxehti ekstrem, maji 2026 ndër më të nxehtët në histori

June 10, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Ulen çmimet e karburanteve në vend! Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

June 10, 2026
Mbahet seanca në themel ndaj Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë

Mbahet seanca në themel ndaj Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë

June 10, 2026
Nis puna për Milot-Balldren, Rama: Hap i rëndësishëm për zhvillimin e veriut

Nis puna për Milot-Balldren, Rama: Hap i rëndësishëm për zhvillimin e veriut

June 10, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk është më protestë por status social!

June 10, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura të larta! Si pritet të jetë moti për këtë të shtunë

Mjekët paralajmërojnë kujdes me zemrën gjatë verës: Mos u ekspozoni në pikun e temperaturave

June 10, 2026
“Grazia”: Më e lirë se Spanja dhe Portugalia Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime

“Grazia”: Më e lirë se Spanja dhe Portugalia Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime

June 10, 2026
Zhdukja Eglant Koçit, Gjykata e Tiranës lë në burg 25-vjeçarin. Çfarë tha i dyshuari…

Zhdukja Eglant Koçit, Gjykata e Tiranës lë në burg 25-vjeçarin. Çfarë tha i dyshuari…

June 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In