Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, ka kritikuar shfaqjen e dhunshme të deputetëve të Partisë Demokratike në Komisionin e Medias. Ajo thotë se boksi politik nuk jep rezultat.
“Shfaqja e sotme në Komisonin e Medias nuk i shërbeu aspak kauzës së teatrit por u kthye në një boks politik & nuk dha asnjë rezultat. Përkundrazi, mos trajtimi i temës së Teatrit i shërbeu @erionveliaj dhe interesit tij të ngushtë por jo opozitës, artistëve & qytetarëve”, shkruan vajza e Azem Hajdarit.
Mbledhja e sotme e Komisionit të Medias u shoqërua me tension, pasi deputetët e opozitës u ngritën kundër pranisë së Erion Veliajt atje. Në këtë mbledhje ishte parashikuar të zhvillohej një seancë dëgjimore për Teatrin Kombëtar, por situata degradoi nga përplasje verbale deri në përplasje fizike.
ma.me