• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Det për Maqedoninë, Edi Rama: Kur nuk e ke diçka, di çfarë vlere ka

by Lorenc Vangjeli
05/09/2018 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Kryeministri maqedon e konsideron fakt të kryer. Zoran Zaev pretendon se ka marë premtimin e homologut shqiptar Edi Rama për t’i afruar vendit të tij një port në Durrës. Me gjithë të drejtën e zotit dhe të logjikës, në Maqedoni një gjë të tillë e shohin me frymëmarje lumturie. Një port për Maqedoninë, një vend pa dalje në det, që në Shkup, në lumin që ndan kryeqytetin në dy pjesë, rrinë si dekor absurd e megaloman dy anije me vela, që nuk kanë lundruar kurrë, “pronësia” në një port shqiptar, është një lajm i shkëlqyer. Një lajm i bujshëm politik dhe një mundësi e jashtëzakonshme ekonomike e dyanshme. Një kontribut mjaft i mirë i Shqipërisë, në këtë rast, edhe për politikën rajonale, edhe për zhvillimin ekonomik.

Për të kuptuar vlerën e diçkaje, duket gjykuar jo prania, por mungesa e saj. Në Shkup, me shumë gjasa e dinë më mirë se në Tiranë se çfarë do të thotë det dhe port në det. Sepse nuk e kanë.

Pothuaj 20 vjet më parë, ish-kryeministri Majko, pak javë nga përfundimi i luftës së Kosovës, do të thoshte një frazë të famshme në fjalimin që njoftonte “rilindjen e idesë për ndërtimin e rrugës së Kombit”: “Le t’i japim Kosovës një dalje në det”!

Ideja e atëhershme ishte që porti i Shëngjinit do t’i shërbente Kosovës, nga pikpamja politike, si një port ku do të përpunoheshin mallra dhe nga pikpamja politike, si një kërthizë e re në Shqipërinë e re të Mesme. Brenda kufinjve evropiane të atëhershëm, kur Shqipëria dukej më pranë se kurrë me Brukselin, por sidomos me Uashingtonin, patriotizmi ishte portret jo vetëm i gjuhës së njëjtë, historisë së përbashkët apo kontinuitetit territorial, por edhe më shumë se kaq. Patriotizmi ishte siguri dhe biznes. Biznesi afronte më shumë siguri dhe siguria ishte bisnesi më i mirë për të ardhmen.

20 vjet më pas, një ide e tillë është përmendur vazhdimisht – zoti Berisha e thoshte shpesh – por natyrisht siç ndodh në Shqipëri, deti ka shërbyer vetëm për të treguar distancën mes fjalëve dhe premtimeve nga njëra anë dhe veprave dhe punës nga ana tjetër.

Për të mos shkuar më larg, serbët në Ballkan kanë bërë luftra për të dalë në det. Armiqësa e tyre me shqiptarët, por dhe me kroatë, sllovenë e malazezë kushtëzohet edhe për shkak të mungesës së detit. Serbët e dinë mjaft mirë se çdo të thotë det. Sepse nuk e kanë detin.

Në Shqipëri, fatkeqësisht është ndryshe. Nuk e dinë se çdo të thotë det pikërisht sepse e kanë. Dhe këtë dhuratë të perëndisë e kanë trajtuar me një mendjelehtësi kriminale.

Po të shihet se çfarë është bërë me detin në këto tre dekada pluralizëm, kuptohet qartë se në Shqipëri është jetuar për sot me nesër dhe vendi është qeverisur me vizionin miop që nuk sheh dot përtej të nesërmes kalendarike. Janë tenderuar e ndërtuar rrugë pafund, por është hedhur vetëm ndonjë qindarkë e vobektë si kusur nëpër porte.

Eshtë shpenzuar gjithçka për makina, por pakkush mendon të përdorë varka apo skafe. Çfarë është blerë deri tani ka ndodhur vetëm për vanitetin e të pasurve të rinj që kërkojnë luksin e pushimeve verore dhe për nevojën e banditëve të vjetër, të cilët kanë kaluar nga trafiku i qenieve njerëzore tek ai i drogave.

Tre apo katër herë në këto 30 vjet ka pasur ndalim të plotë të lundrimit në det për shkak të pafuqisë së shtetit për të ndaluar trafiqet detare duke e kthyer pjesën shqiptare të Adriatikut dhe Jonit në një shkretëtirë të trishtuar. Dhe kjo gjë është dukur normale. Madje edhe e duartrokitur nga publiku i lodhur nga krimi.

Shqipëria vazhdon të jetë i vemi vend në botë, me gjasë vetëm Koreja e Veriut e shoqëron, që nuk ka asnjë anije tregtare me flamur shqiptar. Shqiptarët, pronarë anijesh numërohen me gishtat e një dore; ndër këta “aventurierë” që shpëtojnë nderin e vendit, vetëm dy-tre dinë çdo të thotë det.

Pse ndodh kështu? Arsyet janë pafund. Por ato nisin dhe me faktin dramatik që kush ka pasur fatet e Shqipërisë në dorë ose nuk e ka kuptuar se vendi zhvillohet vetëm duke pasur sytë nga deti, ose nuk e ka ditur se deti është zhvillim, ose thjesht fare, nuk ka ditur not.

Ndaj në Tiranë e kuptojnë me vështirësi ngazëllimin maqedonas për portin e premtuar. Sepse në Tiranën politike deti vazhdon të duket vetëm si destinacioni i dikurshëm i trenit të të dielava; vendi ku shkohej për të parë si dukeshin me rroba banjo vajzat sexy nga Tirana që gjithashtu shkonin në Durrës me tren. /JavaNews.al

Next Post
Harroni atë që doni të thoni? Ja pse ndodh…

Harroni atë që doni të thoni? Ja pse ndodh...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

September 10, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Padia e gjyqtarëve për pagat, metaforma e reformës së deformuar

September 10, 2026
FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

September 10, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Tentoi të flijohej duke pirë helm për minj, një person në rrezik për jetën në spitalin e Vlorës!

September 10, 2026
Integrimi në BE/ Ndarja e proceseve me Shqipërinë “ndez gjakrat” në Maqedoninë e Veriut, reagimet nga politika

Reforma brenda BE, plani franko-gjerman për zgjerimin shkon drejt miratimit! Favorizohet Shqipëria, e afron edhe më shumë me Unionin

September 10, 2026
Mbahet në Pekin Samiti Global i Tregtisë dhe Shërbimeve, diskutohet për fushat dhe zgjerimin global

Mbahet në Pekin Samiti Global i Tregtisë dhe Shërbimeve, diskutohet për fushat dhe zgjerimin global

September 10, 2026
Ançeloti bën revolucion te Brazili, Thiago Silva i del kundër: S’mund t’i heqësh të gjithë menjëherë, qasja europiane nuk funksionon!

Ançeloti bën revolucion te Brazili, Thiago Silva i del kundër: S’mund t’i heqësh të gjithë menjëherë, qasja europiane nuk funksionon!

September 10, 2026
Ekspertët promovojnë arsimin profesional: Ka mundësi të mëdha punësimi

Papunësia në Shqipëri zbret në 8.3 për qind, INSTAT: Shërbimet udhëheqin punësimin, tkurret për bujqësinë

September 10, 2026
Kombëtarja bën me “dhimbje koke” teknikun Maran para ndeshjes së Nation League, titullari i sulmit mbetet sërish në tribunë!

Kombëtarja bën me “dhimbje koke” teknikun Maran para ndeshjes së Nation League, titullari i sulmit mbetet sërish në tribunë!

September 10, 2026
Përndiqte pranë shtëpisë Kris Jenner, arrestohet 25-vjeçari, dyshohet se tentoi ta kontaktonte disa herë!

Përndiqte pranë shtëpisë Kris Jenner, arrestohet 25-vjeçari, dyshohet se tentoi ta kontaktonte disa herë!

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com