Deputetja serbe lutet që Kosova të pranohet në UEFA

Emocionet e pranimit të Kosovës në UEFA, nuk po mungojnë as nga radhët e deputetëve.

Deputetja e Kuvendit nga radhët e komuniteteve, Duda Balje është lutur që Kosova të pranohet në UEFA.

Ajo në një status në rrjetin social “Facebook” nëpërmjet tri gjuhëve ka uruar që vendi ynë të bëhet pjesë e kësaj organizate.

#‎KosovoInUEFA -Molim se za najbolje ! Unë lutem për të mirë ! I prey for the best”, ka shkruar ajo.

Momentalisht  Kongresi i 40-të i UEFA-s që është i mbajtur në Budapest të Hungarisë ndërsa Kosova është në pikën e dhjetë të agjendës së zyrtarizuar tashmë nga UEFA. (javanews.al / a.r)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU