Denar Biba replika në Facebook: Bianku nuk më hap më telefonin….

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba tha sot se do ti drejtohet me një letër zyrtare Gjykatës së Strasburgut pasi pretendon të jetë përgjuar në mënyrë të paautorizuar brenda ambienteve të kafes së kësaj gjykate, duke lënë të kuptohet se ishte vetë gjyqtari Ledi Bianku ai që mund ta ketë bërë një gjë të tillë.

Por përveç kësaj, Biba ka vazhduar të flasë për çështjen e të sqarohet edhe në rrjetet sociale. Ai shpreh zhgënjimin pse njeriu që e konsideronte mik nuk ia hap telefonin dhe pse nuk del publikisht të pranojë nëse është shantazhuar.

“Kam një keqardhje dhe zhgënjim të madh që personi të cilin deri dje e konsideroja mik, megjithë kërkesën time të vazhdueshme, refuzon të më përgjigjet në telefon apo të dalë dhe të thotë pa ekuivok nëse i kam bërë shantazh apo jo dhe, nëse i kam bëre, pse dreqin nuk u ngrit nga tavolina e të më telendiste. Jo vetëm që ndejtëm e u fjalosëm, por jemi takuar e ndenjur e fjalosur edhe më pas. Termi i përdorur prej meje është tashmë për inerci të një historie shumëvjecare” – shkruan Biba.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU