• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklarata për pavarësi e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në revistën britanike të vitit 1880

by Java News
31/10/2016 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aurenc Bebja*, Francë – 30 Tetor 2016

Revista ndërkombëtare britanike, nëpërmjet korrespondentit të saj në Lindje, Pierre Guerraz, – (Correspondance d’Orient – Constantinople, 14 mai 1880) – trajton çështjen shqiptare, më saktësisht dëshirën e bashkombasve tanë për liri. Shkrimi, i publikuar në gjuhën frënge, vë në dukje fillimisht interesat dhe strategjinë italiane – në konkurrencë me Austrinë e cila kishte marrë asokohe Bosnjen dhe Hercegovinën – për të sunduar trojet shqiptare.

Pavarësisht qëllimeve italiane, revista shkruan se shpallja përfundimtare e pavarësisë  shqiptare nuk mund të shmangej më, sepse dëshira për liri ekzistonte prej kohësh. Madje, ajo shkruan se Lidhja Shqiptare (Bëhet fjalë për Lidhjen e Prizrenit, megjithëse revista nuk e citon) kishte vendosur të mos lëshonte qoftë edhe një pjesë të vogël toke Malit të Zi.

Gjithashtu, Lidhja kishte marrë vendimin të punësonte vetëm shqiptarë në funksionet administrative dhe juridike. Si arsye, ajo kishte pushuar katër funksionarë të lartë turq, të cilët ia dërgoi Muktar Pashës. Ky i fundit nuk guxoi të ndërhyjë në favor të bashkombasve të tij dhe si rrjedhim i riatdhesoi.

Në vijim të këtyre veprimeve për pavarësi, Shqiptarët publikuan thirrjen patriotike, e cila nuk lë asnjë dyshim mbi qëllimet  e mëparshme për liri :

« Shqiptarë ! Evropa ka krijuar një principatë për Bullgarët. Bosnja dhe Hercegovina i janë dorëzuar Austrisë. Serbia dhe Mali i Zi kanë fituar pavarësinë dhe disa territore më shumë, ndërsa Rumelia autonominë ; po ne, çfarë kemi marrë ? Ne, Shqiptarët, ne nuk jemi imigrantë, por banorët e hershëm të këtij vendi ; ne kemi qenë të lirë e të pavarur disa shekuj më parë dhe ne mund të pretendojmë me plot fjalën të drejtën për të krijuar një Shtet. Thesalia, Epiri, Shqipëria aktuale, ja pra trashëgimia e kombit shiptar, i cili numëron tri milion shpirtra. Atdheu ynë duhet të jetë i lirë, i pavarur dhe i qeverisur nga një princ i zgjedhur nga ne. Pra, këtë duam ne, ose në të kundërt vdekjen. Duhet të marrë fund kjo ekzistencë e turpshme. »

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin  e  informacionit si në vijim – Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : http://www.darsiani.com/la-gazette/deklarata-per-pavaresi-e-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit-ne-revisten-britanike-te-vitit-1880/

 

 

Next Post
Pelenat Pampers me element kancerogjenë? Kompania hedh poshtë pretendimet

Pelenat Pampers me element kancerogjenë? Kompania hedh poshtë pretendimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një mizë në dritaren e Edi Ramës

Një mizë në dritaren e Edi Ramës

June 17, 2026
BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë

BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë

June 17, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pse “Flamingot” nuk po kthehen dot në Lëvizje?!

June 17, 2026
Wang Yi: Kina do të vazhdojë përpjekjet me Pakistanin për rivendosjen e shpejtë të paqes në Lindjen e Mesme

Wang Yi: Kina do të vazhdojë përpjekjet me Pakistanin për rivendosjen e shpejtë të paqes në Lindjen e Mesme

June 17, 2026
“Epsteini” ynë

Neoprotestuesja dhe “kmesa e mprehtë” që ka rrëmbyer

June 17, 2026
Messi “shpërthen në lot” pas golit në Botëror, mediat argjentinase zbulojnë shqetësimin për gjendjen e të atit

Messi “shpërthen në lot” pas golit në Botëror, mediat argjentinase zbulojnë shqetësimin për gjendjen e të atit

June 17, 2026
Papa dënon “barbarinë” në Gaza, 73 palestinezë vriten teksa prisnin ushqimet

“Duhet të eliminojmë armët”, Ati i Shenjtë përshëndet paktin SHBA-Iran

June 17, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria po përdoret si platformë e zemërimit anti-Trump në mbarë botën

June 17, 2026
Protesta e PD/ Sara Mila ‘sulmon’ Berishën: Kërkon të djegë Shqipërinë! Përdor të miturit për qëllimet e veta dhe ‘nxin’ vendin në sytë e botës

Mila për largimin e Koçekut: Vendim personal që nuk cenon PS, 83 mandatet u përkasin socialistëve dhe votuesve tanë

June 17, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Vetëm 1 milion do të votonin në Shqipëri të dielën

June 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In