• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dejan, djalë i mirë – lamtumirë!

by Enver Robelli
25/04/2019 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Ishte një kohë kur Kosova nuk kishte kanal televiziv në gjuhën shqipe. Ishte një kohë kur Radio-Televizioni i Shqipërisë (RTSH) ia falte Kosovës disa minuta. Në njërin nga këto emisione, kur në Kosovë kishte shpërthyer lufta, foli Dejan Anastasijeviqi. I ra shkurt muhabetit dhe tha: njerëz, herët apo vonë, Kosova u takon atyre që janë shumicë aty – shqiptarëve.

Pas një sëmundje të gjatë, të cilën shpresonim se do ta mposhtë, Dejan Anastasijeviqi sonte u dorëzua, iku në amshim. Ai ishte gazetari më i guximshëm, më i informuar, më i ndershëm që pati Serbia në tri dekadat e fundit. Ai ishte ndër gazetarët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Ballkani. Ai ishte gazetar i mençur dhe profesionist i rangut të lartë.

Dejan Anastasijeviqi (i lindur më 1962 në Beograd) së fundi punonte për shërbimin serb të BBC-së, pas një karriere të gjatë si gazetar i revistës së pavarur Vreme nga Beogradi, si kontribuues me shkrime te gazeta Koha Ditore dhe Zëri në Prishtinë, The Guardian në Londër, Die Zeit në Hamburg dhe Washington Post. Ai e filloi karrierën te Radio B92, një radiostacion alternativ, i pavarur e i guximshëm i Serbisë në fillim të viteve ’90.

Më 1991 Dejan Anastasijeviqi raportoi për mizoritë serbe në Vukovar të Kroacisë dhe në Bosnjën Lindore. Kur nga viti 1998 filloi të merret në mënyrë intensive me Kosovën, ai u bë një zë që inspiroi shumë gazetarë, edhe në Prishtinë. Ishte aq këmbëngulës në kërkimin dhe prezantimin e së vërtetës, saqë regjimi i Sllobodan Millosheviqit ngriti aktakuzë kundër tij për shkak të përhapjes së dezinformatave dhe ndihmës ndaj terroristëve. Terroristët, sipas regjimit serb, ishin kryengritësit shqiptarë në Kosovë.

Dejan Anastasijeviqi ishte përherë në anën e viktimave. Ai shkroi për shqiptarët që i diskriminonte Serbia – në shkollë, në ekonomi, në jetën sociale, kudo. Kur para disa ditësh BBC emitoi një kronikë mbi 20-vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë, Anastasijeviqi tha se pushteti i Millosheviqit në Kosovë ishte «regjim aparteidi». Pastaj ai kujtoi një fëmijë me sy të hapur, në fëmijë 9-vjeçar nga Prekazi, një fëmijë me një plumb në kokë…

Në prill të vitit 1999, kur në Beograd vriteshin gazetarë, Anastasijeviqi iku me familjen e tij në Vjenë. Punoi deri më 2002 për revistën e famshme TIME, pastaj u kthye në Beograd. Në tetor 2002 ishte i pari gazetar serb që dëshmoi kundër Millosheviqit në Hagë. Në prill të vitit 2007 persona të panjohur hodhën një granatë dore në banesën e tij në Beograd. Shpëtoi dhe shkoi në Bruksel për të punuar si korrespondent i revistës Vreme.

Dejan Anastasijeviqi i mori të gjitha mirënjohjet që mund t’i ëndërrojë një gazetar nga Ballkani (Nieman Fellowship për gazetari të Universitetit të Harvardit, dy mirënjohje nacionale në Serbi për gazetari, çmimin e Oxfamit holandez për angazhimin e tij për të drejtat e njeriut). Vetëm nga Kosova s’mori asgjë. Sepse askush nuk u kujtua që së paku simbolikisht ta nderojë, t’i thotë faleminderit – jo për ndihmën, vetëm për faktin se e kreu punën e gazetarit me nder. Dejan, djalë i mirë – lamtumirë! Zbogom prijatelju!

Next Post
Veliaj: Luli dhe Jorida e sabotuan për zyra shkollën e fëmijëve të Njësisë 8

Bllokimi i rrugëve nga opozita, Veliaj: A do luftoni për fëmijët tuaj apo të Lulit dhe Nishanit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

November 2, 2026
“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

November 2, 2026
Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

November 2, 2026
Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

November 2, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, këto shenja duhet të tregojnë kujdes në vendimmarrje

November 2, 2026
Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

November 2, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

November 2, 2026
Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

November 2, 2026
Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

November 2, 2026
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In