Aktrori i njohur italian Remo Girone ka ardhur në Tiranë për xhirimet e filmit më të ri me regji të Namik Ajazit, “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit”.
Girone është parë në një kafene në zonën e 9-katsheve në kryeqytet, ku ka hyrë ka marrë një kafe dhe është larguar me shpejtësi.
Filmi i Ajazit sjell një histori të pamundur dashurie gjatë viteve të diktaturës. Bëhet fjalë për historinë e dashurisë mes një djali shqiptar dhe vajzës së një diplomati të lartë Italian.
Ngjarjet zhvillohen në fund të viteve ’70, fillim i ’80-ës dhe krahas historisë së dy të rinjve, tenton të sjellë edhe atmosferën e atyre viteve të vështira për shqiptarët.
Për të ndërtuar këtë histori, regjisori Ajazi ka punuar për gati tre vjet dhe ka bërë kërkime në ish-Arkivën e Ministrisë së Brendshme.
Ajazi ka arritur të bindë e të sjellë në Tiranë aktorin Remo Girone, i cili së bashku me aktoren Victoia Zinny do të interpretojnë prindërit e vajzës.
a.ç