• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Danielsson: “Vendimi i opozitës për të djegur mandatet, minon integrimin e Shqipërisë në BE”

by Java News
07/03/2019 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendi i opozitës është në Parlament. Me këtë qëndrim drejtori i politikave për zgjerimin në BE, Christian Danielsson, mbajti të njëjtën linjë si të ndërkombëtarëve që janë shprehur edhe më herët, se djegia e mandateve nga opozita, minon procesin e integrimit.

“Shpesh në të shkuarën ju kemi kërkuar partive ta bëjnë integrimin mision kombëtar. Fatkeqësi që vendi të jetë në një kurth pasigurie politike”, tha ai.

Në një konferencë për mediat pas takimeve të veçanta me kryeministrin Rama, liderin e opozitës Basha dhe aleatët, Danielsson tha se nxitja e dhunës në protesta është shqetësim i madh për BE-në.

“Kjo situatë aktuale politike në Shqipëri, nuk ndihmon fare për procesin integrues. Ja bëmë të qartë edhe opozitës, se fakti që nuk është në parlament nuk ndikon pozitivisht progresin e bërë”, tha zyrtari i lartë i BE-së.

Ai tha se Shqipëria ka dhënë rezultate në proceset kyçe për integrimin, veçanërisht në reformën në drejtësi, me vettingun dhe krijimin e institucioneve të reja në drejtësi, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kam patur mundësinë që të takohesha më kryeministrin dhe liderët e opozitës. Qershori është vetëm pak muaj lar. Shpesh në të shkuarën i kemi kërkuar forcave politike në vend që reformat t’i bëjnë mision kombëtar për të gjithë vendi. Në takimet e sotme kam qenë shumë i qartë. Për opozitë kam theksuar rëndësinë dhe që vendimi i tyre për të djegur mandatet minon rrugën drejt BE-SË. Parlamenti është shtylla e shtetit dhe aty duhen diskutuar të gjitha çështjet e rëndësishme. Ky bojkot është kundërporoduktiv, E drejta për të protestuar është një e drejtë legjitime. Por e  rëndësishme është që këto protesta të mos nxisin dhunë. nxitja e dhunës është një shqetësimi madh për ne. Vettingu vazhdon që të jetë një përpjekje e rëndësishme,, krijimi i autoriteteve ligjore ka qenë një hap tjetër kyç. Kam takuar anëtarët e gjyqësorit që sapo është krijuar.. Ky organ është një gur kilometrik për realizmin e reformave. Një gjë tjetër e rëndësishme ka qenë historiku i Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përpjekjet duhet të vazhdojnë për të gjithë elementët që u përmendën në qershorin e kaluar. përpjekje të tjerë janë të rëndësishme lidhur me të drejta themelore, si të drejta e pakicave dhe pronësisë dhe kufizimi i kërkesave për azil”, u shpreh Danielsson.

Ai bëri apel të vijojnë përpjekjet kundër krimit dhe korrupsionit.

“Është e nevojshme që të ketë progres të vazhdueshëm në veçanti për procesin e vettingut. Po e ndjekim procesin nga shumë afër”, tha Danielsson.

/a.meta/javanews.al

Next Post
Dhuna në protestë, LSI: Rama na provokoi duke larguar policinë

“7 Marsi', LSI: IKMT po prish shkollën në Roskovec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In