Chelsea rikthehet i fortë, mund në transfertë Crystal Palace 3-0

Chelsea ka shënuar fitore prej 3:0 ndaj Crystal Palace duke rikuperuar kështu një vend në tabelën e klasifikimit.

Trajneri i ri i Chelseat, Guus Hiddink, ka shijuar fitoren e parë me skuadrën londineze pas barazimit 0:0 me Manchester Unitedin.

Chelsea u tregua skuadër shumë e fortë për Crystal Palace, të cilën e mposhti me rezultat të pastër 3:0, duke dhënë sinjale se dëshirojnë të rikthehen në mesin e skuadrave më të mira.

Golat për Blutë e Londrës i shënuan Oscar, Willian dhe sulmuesi Diego Costa. Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngjitet në pozitën e 14’të në tabelë me 23 pikë të grumbulluara pas xhiros së 20 në Premierligë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU