E tregon për median sekretin e saj. Dhe, nëse doni ta dini se si Catherine Zeta – Jones, arrin ta mbajë lëkurën e saj aq të freskët në moshën 46 vjeçare, ajo shprehet shumë e lumtur për të ndarë këtë sekret me ju. Ylli i Hollivudit ka thënë se ajo përdor vajin argan në fytyrën e saj, ku ajo thotë se “është ajo që ia mban fytyrën rinore”. “Zakonisht kam udhëtuar vetëm nga Nju Jork dhe duke qenë në hotele te nxehta, lëkura ime nuk ndihej dhe aq e freskët, ndaj kam përdorur vaj argani gjatë gjithë natës”, ka thënë Jones. Por, sidoqoftë ajo mendon se lumturia është toniku më i mirë për ta mbajtur fytyrën rinore.
Vaji argan përdoret për të trajtuar sëmundje të ndryshme të lëkurës, ajo gjithashtu përdoret edhe për rrudha dhe dhimbje të ndryshme te pjesëve te fytyrës. Ekspertët thonë se ajo përmban dy herë më shumë vitaminë E, ashtu siç vaji ulliri është i pasur me antioksidantë, shkruan Daily Mail.