Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, pas ndeshjes tha se Shqipëria s’duhet të dilte në sulm në fund të ndeshjes dhe të mbante barazimin, duke qenë se Danimarka ishte duke humbur.
“Është hera e dytë që pas ndehsjes me Portugalinë që pësojmë golin në fund. N.q.s nuk e kishim edhe fuqinë dhe freskinë s’duhet të kishim pësuar. Duhet ti thoshim dhe trajneri i pari duhet ti thoshte që të mos ikim përpara. Nuk e zbatuam mjaftueshëm. Ekipi tregoi një dëshirë të jashtëzakonshme me fitu lojën dhe kjo na penalizoi shumë në minutat e fundit. Duhet të kishim mjaftuar 0-0, që do të na conte me dy rezultate në Armeni.” tha ai
Kapiteni madje mori edhe përgjegjësitë e humbjes duke thënë: E përsërita dy tri here që duhet të qendronim prapa, mund ta marr edhe përgjejgësinë unë për humbjen duhet të isha më këmbëngulës që t’i mbaja afër vetes dhe të mos i kisha lënë të dilnin në sulm. Me vjen keq, sepse në ato momente duhet të ishim më prezent. Është vështirë me i ndal lojtarët. Pas tre ditësh e kemi në dorë”, deklaroi Cana pas ndeshjes për ‘Supersport”.